• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vajzat ju pergjigjen pyetjeve tuaja...

Do te te jap 2 shembuj nga jeta ime.
1- Dikur kam pasur nje shok qe nuk ishte kush e di se cfare,por ishte shum mendjemadh/egoist/i ndyre nga fjalori dhe sjellja.Une e kisha shok por uroja qe paartneri im i ardhshem mos te ishte si ky.
2-Meshkujt e bukur i konsiderojme mendjemedhenj/mashtrusa/donzhuana etj etj.Rastesisht ulem nje dite ne autobuz pran nje djali shum te bukur.Ai po hante patarina dhe me zgjati edhe mua.Hyme ne muhabet dhe ishte shum djal i thjeshte ne karakter,mu duk sikur kisha vite qe e njihja.
Morali eshte ky:Meshkujt nuk njihen nga pamja,e as nuk lexohen si liber i hapur.
Une personalisht vleresoj karakterin,por di te them qe pamja genjen.
Dhe te genjen shume.
Meqe ra llafi sa shkoj ajo puna patatinave apo kishte nai molto nxhep e kshu me rradhe ngopet zorren qe te dy ???
 
Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për ju?
  1. Shkollimi dhe pasja e një pune të mirë.
  2. Gjetja e princit të kaltër, të atij që është siç e keni ëndërruar dhe kalimi i jetës me të.
  3. Të keni fëmijë.
E di që të trija janë të rëndësishme, por nëse përgjigjeni, duhet të zgjidhni vetëm një.
 
Në adoleshencë..ose pak më vonë ( kur dashuron) na duket gjithçka parajsë e vetë bota në krahët e tij..por më pas kupton që nuk është as dashuri as vetë bota por një pëlqim i momentit, simpati e mbaron me aq.
Duke u rritur i kupton gjërat më qartë dhe i vendos pikat mbi i.
Kupton cila është më e mira për ty( me apo pa ndihmën e personave më të ngushtë)..
Unë i kam vënë synim vetes të shkollohesha. Kam mësuar shumë, e me shumë sakrifica, ku shkoja njëkohësisht dhe në punë dhe në shkollë vetëm e vetëm që në një të ardhme të mos kem nevojë për dikë që të më mbajë apo të ndihem " barrë".
Mu shpërblye i gjithë mundi pasi kam një punë të mirë.
2. Princi i kaltër ekziston në filma, vargje, këngë apo në kokën e gjithësecilit, por në realitet JO.
Mjafton të gjesh një partner që të përshtatet dhe aq.( përfshirë mirëkuptim, respekt, dashuri etj).
3. Në kohët e sotme mund të kesh fëmijë pa pasur nevojën e një mashkulli në jetë.
Mund ta ngjizësh në mënyrë laboratorike etj.

Pra. Nga të 3 pikat një femër e pavarur e nxjerr jashtë loje mashkullin.
S' ja ka nevojën :p

Ajo çka mua smë pëlqen tek meshkujt Shqiptarë është që të vënë përpara një ZGJEDHJEJE..duke filluar që nga Babai, vëllai, shoku, i dashuri e në fund bashkëshorti..ashtu sikurse ti Artin që e vendos femrën para një dileme ( me apo pa dashje) ama e ke vënë. Dhe unë shumë herë nuk kam zgjedhur nga inati apo kokëfortësia.
Ndaj nuk zgjedh ti përgjigjem zgjedhjes sime( dhe pse në heshtje e kam bërë në rastin konkret të këtyre 3 pikave)
 
Pytje per vajzat: Sa asht e rendsishme paraqitja e nje mashkulli dhe sa ndikim ka ajo tek ju ?
Ka ndikim të mjaftueshëm.
Edhe në rastin kur nuk është fort i paraqitshëm duke ndenjur çdo ditë me të mësohesh e nuk të bën më përshtypje.
Vetëm të jetë sistematikisht korrekt, dhe i pastër, e jo zhuls që ka alergji ujin e sapunin.
 
Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për ju?
  1. Shkollimi dhe pasja e një pune të mirë.
  2. Gjetja e princit të kaltër, të atij që është siç e keni ëndërruar dhe kalimi i jetës me të.
  3. Të keni fëmijë.
E di që të trija janë të rëndësishme, por nëse përgjigjeni, duhet të zgjidhni vetëm një.

Kshu sic i paske lidhur ti .. nuk paske lene zgjedhje
Tjeter pervecse pikes 3 .
 
Ajo çka mua smë pëlqen tek meshkujt Shqiptarë është që të vënë përpara një ZGJEDHJEJE..duke filluar që nga Babai, vëllai, shoku, i dashuri e në fund bashkëshorti..ashtu sikurse ti Artin që e vendos femrën para një dileme ( me apo pa dashje) ama e ke vënë. Dhe unë shumë herë nuk kam zgjedhur nga inati apo kokëfortësia.
Ndaj nuk zgjedh ti përgjigjem zgjedhjes sime( dhe pse në heshtje e kam bërë në rastin konkret të këtyre 3 pikave)
Pyetja ishte e qartë, cilës i kushtoni më shumë rëndësi, e jo se po zgjodhe njërën, të tjerat nuk mund t'i kesh.
Ti u përgjigje me sinqeritet, sepse e tillë është bërë bota materialiste që jetojmë.
Por ki parasysh që zgjedhja dhe dhënia përparësi njërës, është në kurriz të të tjerave.
Mirëqenia dhe rehatia vetjake, është në kurriz të së mirës së përgjithshme, por kjo në plan afatgjatë.
 
Back
Lartë