Messi nuk është grumbulluar në ekipin përfaqësues të Argjentinës për dy ndeshjet e radhës ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Scaloni ka pranuar se ekipit i mungon Messi, por në lidhje me të ardhmen mund të flitet vetëm pasi të emërohet pasuesi i vërtetë i Jorge Sampaoli.
“Na mungon ai. Por duhet ta lëmë rehat. Ai duhet të shijojë familjen e tij, jetën e tij. Më pas të shohim se çfarë ndodh. Vetëm pasi të kemi një projekt, një emër trajneri përfundimtar, atëherë do të shohim se çfarë mendon Leo Messi”, deklaroi Lionel Scaloni, në cilësinë e trajnerit të emergjencës së Argjentinës.
The post Trajneri i Argjentinës: Mos ushtroni presion për Leo Messin appeared first on Lajmi i Fundit.