• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Trajneri i Argjentinës: Mos ushtroni presion për Leo Messin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
mandzukic-messi-401x226.jpg
Trajneri i komanduar në krye të përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni ka deklaruar se Albicelestet duhet të mos ushtrojnë presion mbi Lionel Messin me pretendimin që të rikthehet sa më shpejt në kombëtare.

Messi nuk është grumbulluar në ekipin përfaqësues të Argjentinës për dy ndeshjet e radhës ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Scaloni ka pranuar se ekipit i mungon Messi, por në lidhje me të ardhmen mund të flitet vetëm pasi të emërohet pasuesi i vërtetë i Jorge Sampaoli.

Na mungon ai. Por duhet ta lëmë rehat. Ai duhet të shijojë familjen e tij, jetën e tij. Më pas të shohim se çfarë ndodh. Vetëm pasi të kemi një projekt, një emër trajneri përfundimtar, atëherë do të shohim se çfarë mendon Leo Messi”, deklaroi Lionel Scaloni, në cilësinë e trajnerit të emergjencës së Argjentinës.

The post Trajneri i Argjentinës: Mos ushtroni presion për Leo Messin appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë