• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

MicroRNA, identifikuesit e kancerit të gjirit.

Juno

Kontributor
LV
0
 



Kanceri i gjirit zhvillohet në indet e gjirit si pasojë e ndarjes së parregullt të qelizave kur ato janë në procesin e dyfishimit. Kanceri i gjirit nuk është fatal nëse zbulohet gjatë fazave të para të zhvillimit përpara metastazimit dhe përhapjes në organet dhe indet e tjera rrethuese. Është forma më e përhapur e kancerit që prek femrat në mbarë botën. Në fakt prek të dyja gjinitë dhe është shkaku i 18.2% të vdekjeve që shkaktohen nga kanceri në mbarë botën. Metodat e identifikimit të kancerit të gjirit si mamografia dhe ekzaminimet në klinika janë më të përhapurat, por faktikisht posedojnë disa kufizime në diagnostikim dhe mund të arrijnë deri në 31% misidentifikim.

Një metodë e re e quajtur microRNA duket si zgjidhja më e mirë e tanishme për zbulimin e kancerit të gjirit përpara se të zhvillohet. MicroRNAs luajnë role të rëndësishme në shumë procese biologjike si edhe në fazat e disa sëmundjeve duke përfshirë kancerin. Prezenca e microRNAs në serum dhe plazmë i bën premtues kanditatët për zbulimin e kancerit. MicroRNAs janë ARN të shkurta jo-koduese, rreth 22 nukleotide të gjata, të cilat marrin pjesë pothuajse në të gjitha proceset biologjike. Një grup kërkuesish studiuan microRNAs që ishin sekretuar nga qeliza kanceroze të marra nga indi i gjirit, kampione të plazmës së njeriut dhe plazmes së miut PDX dhe analizuan përmbajtjen e ekzomës së tyre.




micrornaKërkuesit gjetën se disa microRNAs ishin në sasi shumë të larta në ekzomen e kancerit të gjirit. Një zbulim i rëndësishëm i këtij studimi ishte gjetja e microRNA-1246 në sasi shumë të larta në ekzomen e miut PDX të marrë nga plazma e tij. Ky observim tregon se microRNAs çlirohen në lëngjet e trupit dhe kjo mundëson shkencëtarët t’i përdorin si tregues për praninë e kancerit të gjirit.

Kërkuesit e vazhduan këtë eksperiment një hap më tutje dhe analizuan ekzomën e plazmes së 16 pacientave të diagnostikuar me kancer gjiri dhe i krahasuan me ekzomat e marra nga individë të shëndetshëm. Ky studim zbuloi se microRNA-1246 së bashku me microRNA-21 ishin të pranishme në nivele të konsiderueshme tek pacientet me kancer gjiri.

Këto rezultate na japin një zgjidhje të re për zbulimin e kancerit të gjirit përpara se ai të shndërrohet në kërcënim për jeten. MicroRNAs mund ta demaskojnë praninë e kancerit te gjirit duke analizuar praninë e tyre në lengjet e trupit dhe ne plazmë.

Gjithsesi, studime të tjera që testojnë këtë zbulim janë të nevojshme për tu siguruar për korrektësinë e microRNA si identifikues i kancerit të gjirit.
 
Cfare eshte RNA? Lol
mikroRNA (shkurtuar miRNA) është një molekulë e vogël jo-koduese e ARN (që përmban rreth 22 nukleotide) që gjendet në bimë, kafshë dhe disa viruse, që funksionon në heshtjen e ARN-së dhe rregullimin post-transkripsion të shprehjes së gjeneve.
 
Po ARN ca eshte? Lol
ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.
 
Lol, po tallesh ti me duket tani. Kush jam une para teje qe te thuash ashtu. Lol
Ti je :

Nga qindra hena ne sistemin tone diellor, Titan eshte e vetmja me nje atmosfere te dendur dhe rezervuare te medha te lengshme ne siperfaqen e saj.

Te dyja si Toka dhe Titani kane atmosfere te dominuar nga azotit – mbi 95 per qind azot ne rastin e Titanit. Megjithate, ndryshe nga Toka, Titani ka shume pak oksigjen; pjesa tjeter e atmosferes eshte kryesisht metan dhe gjurme te gazeve të tjera, duke perfshire etanin. Dhe ne temperatura te akullta qe gjenden ne distanca te medha te Saturnit nga dielli, metani dhe etani mund te ekzistojne ne siperfaqe ne forme te lengshme.

Per kete arsye, shkencetaret kishin spekuluar prej kohesh per ekzistencen e mundshme te liqeneve dhe deteve hidrokarburesh ne Titan, dhe te dhenat nga misioni i Cassini i NASA / ESA’s nuk gabuan .Qe prej mberritjes ne sistemin Saturnian ne vitin 2004, anija Cassini ka zbuluar me shume se 620,000 milje katrore (1.6 milione kilometra katrore) te siperfaqes se Titanit – pothuajse dy per qind e totalit – jane te mbuluara nga liqene te lengshme.

Ka tre dete te medha, te gjitha te vendosura ne afersi te polit verior te henes, e rrethuar me shume liqene te vogla ne hemisferen veriore. Vetem nje liqen i madh eshte gjetur ne hemisferen jugore.

Perberja e sakte e ketyre rezervuareve te lengshme ka mbetur e pakapshme deri ne vitin 2014, kur instrumenti radar i Cassini eshte perdorur per here te pare per te treguar se Ligeia Mare, deti dyte me i madh ne Titan dhe i ngjashem ne madhesi me liqenin Huron dhe Liqenin Michigan eshte i pasur me Metan.

Studimi i ri eshte bazuar ne te dhenat e mbledhura me instrumentin radar te Cassini gjate flybyve me Titanin midis 2007 dhe 2015.

751568main_pia17031b-full_full.jpg
pia20026.jpg

Ne hulumtimet e tyre, shkencetaret kane kombinuar disa vezhgime te ngrohjes jashte nga Ligeia Mare. Ato perdoren edhe te dhenat nga nje eksperiment i vitit 2013 .

Matjet e shumta e Cassini te gravitetit te Titanit zbuluan se hena fsheh nje te brendshme, me uje te lengshem dhe oqene amoniakut nen siperfaqen e saj. Huygens gjithashtu ka matur sinjale te radios, gjatë zbritjes se tij qe sygjeronte fuqishem pranine e nje oqeani 35 ne 50 milje (55 deri ne 80 kilometra) nen siperfaqen e Henes.
 
Njerëzit e zgjuar dinë se çfarë duan.
Njerëzit e mençur dinë se çfarë nuk u duhet.
Seshte e njejta gje shoku?
Let A be = gjerat qe u duhet
Let B be = gjerat qe nuk u duhen
Lets assume that A & B never cross each other.
Than A+B=1

Than smart people know A and therefore they know also what they dont need to know which is B= 1-A.

So the whole quote is not very reliable. Lol
 
Seshte e njejta gje shoku?
Let A be = gjerat qe u duhet
Let B be = gjerat qe nuk u duhen
Lets assume that A & B never cross each other.
Than A+B=1

Than smart people know A and therefore they know also what they dont need to know which is B= 1-A.

So the whole quote is not very reliable. Lol
Nuk thash qe jane e njenjta gje. Rilexoje!
 
Back
Lartë