
Kanceri i gjirit zhvillohet në indet e gjirit si pasojë e ndarjes së parregullt të qelizave kur ato janë në procesin e dyfishimit. Kanceri i gjirit nuk është fatal nëse zbulohet gjatë fazave të para të zhvillimit përpara metastazimit dhe përhapjes në organet dhe indet e tjera rrethuese. Është forma më e përhapur e kancerit që prek femrat në mbarë botën. Në fakt prek të dyja gjinitë dhe është shkaku i 18.2% të vdekjeve që shkaktohen nga kanceri në mbarë botën. Metodat e identifikimit të kancerit të gjirit si mamografia dhe ekzaminimet në klinika janë më të përhapurat, por faktikisht posedojnë disa kufizime në diagnostikim dhe mund të arrijnë deri në 31% misidentifikim.
Një metodë e re e quajtur microRNA duket si zgjidhja më e mirë e tanishme për zbulimin e kancerit të gjirit përpara se të zhvillohet. MicroRNAs luajnë role të rëndësishme në shumë procese biologjike si edhe në fazat e disa sëmundjeve duke përfshirë kancerin. Prezenca e microRNAs në serum dhe plazmë i bën premtues kanditatët për zbulimin e kancerit. MicroRNAs janë ARN të shkurta jo-koduese, rreth 22 nukleotide të gjata, të cilat marrin pjesë pothuajse në të gjitha proceset biologjike. Një grup kërkuesish studiuan microRNAs që ishin sekretuar nga qeliza kanceroze të marra nga indi i gjirit, kampione të plazmës së njeriut dhe plazmes së miut PDX dhe analizuan përmbajtjen e ekzomës së tyre.

micrornaKërkuesit gjetën se disa microRNAs ishin në sasi shumë të larta në ekzomen e kancerit të gjirit. Një zbulim i rëndësishëm i këtij studimi ishte gjetja e microRNA-1246 në sasi shumë të larta në ekzomen e miut PDX të marrë nga plazma e tij. Ky observim tregon se microRNAs çlirohen në lëngjet e trupit dhe kjo mundëson shkencëtarët t’i përdorin si tregues për praninë e kancerit të gjirit.
Kërkuesit e vazhduan këtë eksperiment një hap më tutje dhe analizuan ekzomën e plazmes së 16 pacientave të diagnostikuar me kancer gjiri dhe i krahasuan me ekzomat e marra nga individë të shëndetshëm. Ky studim zbuloi se microRNA-1246 së bashku me microRNA-21 ishin të pranishme në nivele të konsiderueshme tek pacientet me kancer gjiri.
Këto rezultate na japin një zgjidhje të re për zbulimin e kancerit të gjirit përpara se ai të shndërrohet në kërcënim për jeten. MicroRNAs mund ta demaskojnë praninë e kancerit te gjirit duke analizuar praninë e tyre në lengjet e trupit dhe ne plazmë.
Gjithsesi, studime të tjera që testojnë këtë zbulim janë të nevojshme për tu siguruar për korrektësinë e microRNA si identifikues i kancerit të gjirit.