• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Interi turpërohet nga Sassuolo dhe i thotë lamtumirë ëndrrës Champions

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_4-17-401x281.jpg
Interi thuajse i thotë lamtumirë “ëndrrës” për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi është mundur sonte në mbrëmje në mënyrë të turpshme në “San Siro” 2-1 nga Sassuolo. Zikaltrit kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët.

Ndeshja nisi në “malore” për vendasit që e panë veten në disavantazh që në minutën e 25-t. Politano ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë këmbëve të murit të Interit, dhe duke mposhtur portierin Handanoviç.



Ekipi i Spalletit përpiqet që të reagojë, por portieri Konsili bën pritje spektakolare ndaj Ikardit, i cili ishte në një mbrëmje të errët. Fillimi i pjesës së dytë dominohet nga Sasuolo, që gjen dhe golin e dytë në minuan e 72-të. Domeniko Berarrdi me një veprim të bukur në hyrje të zonës shënon një gol spektakolar në portën e Handanoviç.

Interi reagon vetëm 10 minuta nga fundi me Rafinjën, teksa goditja e tij devijohet nga mbrojtësit e miqve. Interi pas kësaj disfate mbetet 2 pikë larg nga Lacio, teksa bardhekaltrit do të kenë mundësinë për të siguruar Championsin nëse fitojnë nesër ndaj Krotones.
 
Nuk rrije dot pa e nxjerrë lajmin ë:cry:
 
ahahahah jane thjesht nje barsalete..se ekip smund ti quash.ishalla po i bie beer sheva ne Europa League te marrin hak. :p
 
Avash se u mekët.
 
Admina fshini komentet jashtë teme:mad:
 
Mogli shyqyr qe te bën interi te qeshesh
Shifi anën pozitive

Impact ma ka thy zemrën mromë interi ndersa ju po më prishni humorin:thumbsdown::thumbsdown::cry:
 
Te enjten te shofin ylli rakipin ma mire se sa europa league se tapo e degjenerojne do ekipe tlodhme ??
 
Back
Lartë