Ndeshja nisi në “malore” për vendasit që e panë veten në disavantazh që në minutën e 25-t. Politano ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë këmbëve të murit të Interit, dhe duke mposhtur portierin Handanoviç.
Ekipi i Spalletit përpiqet që të reagojë, por portieri Konsili bën pritje spektakolare ndaj Ikardit, i cili ishte në një mbrëmje të errët. Fillimi i pjesës së dytë dominohet nga Sasuolo, që gjen dhe golin e dytë në minuan e 72-të. Domeniko Berarrdi me një veprim të bukur në hyrje të zonës shënon një gol spektakolar në portën e Handanoviç.
Interi reagon vetëm 10 minuta nga fundi me Rafinjën, teksa goditja e tij devijohet nga mbrojtësit e miqve. Interi pas kësaj disfate mbetet 2 pikë larg nga Lacio, teksa bardhekaltrit do të kenë mundësinë për të siguruar Championsin nëse fitojnë nesër ndaj Krotones.
