
Ervis Gega, në vitin 1990
Ervis Gega ishte vetëm 16 vjet kur në fillim të korrikut të vitit 1990 bashkë me qindra shqiptarë të dëshpëruar pushtuan ambasadat e huaja në Tiranë. Sot ajo është pjesë e orkestrës së Bonit.
Lajmin shqiptarët për një ngjarje të tillë e mësuan nga televizionet italiane, raporton gazeta gjermane “Der Spiegel”.
Në ambasada arritën të hynin më shumë se 3 mijë qytetarë hynë vetëm në ambasadën gjermane. Shumica kaluan përmes murit të shembur nga një burrë me kamion.
Njerëzit u futën edhe në konsullatat e Greqisë, Italisë dhe Francës.
Diplomatët perëndimorë i inkurajuan qytetarët që të kalonin murin duke e ditur se kjo do të sillte rrëzimin e regjimit komunist.
Më 7 korrik 1990 të shtrirë përtokë në ambasadën gjermane ishin 3199 njerëz.
Gjatë qëndrimit një grua solli dhe në jetë një vajzë, e cila u quajt Germana.