• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

ZYRTARE: Feronikeli me kryetar milioner

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
14925791_549501788574899_5727118059074191388_n-680x400-300x176.jpg


Feronikeli është bërë edhe zyrtarisht me kryetar të ri të klubit.

Naser Rama është konfirmuar kryetar nga faqja zyrtare e klubit.

“Sot bordi i KF Feronikelit në mbledhjen e parë të këtij viti zgjodhi kryetarin e ri Naser Ramën, ndërsa nënkryetar i parë u zgjodh ish kryetari Agim Kastrati. Bordi me votë unanime zgjodhi kryetarin i ri Naser Ramën, biznismen mjaft i njohur në Mal të Zi, i cili jeton dhe veprimtarin biznesore e zhvillon kryesisht në qytetin turistik të Budvës. Presidenti Rama në fjalimin me rastin e marrjes së detyrës së re tha se obligimi i vetëm i lojtarëve dhe klubit janë rezultatet dhe suksesi në fushë. Ai zotua se për të gjitha obligimet e tjera do të kujdeset personalisht.


Strukturat e reja të KF Ferronikelit po punojnë me intensitet të shtuar për të rikuperuar kohën e humbur nga dorëheqjet zinxhirë që habitën sportdashësit e Kosovës e veçanërisht ata të Drenasit. Lojtarët, Trajneri Munishi, si dhe stafi i klubit theksojnë që me ecurinë e deritanishme janë të bindur te titulli”. /Lajmi.net/

 
Back
Lartë