• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zyrtare, Barcelona transferoi Arturo Vidalin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
vidali-574x350.jpg
Arturo Vidal do të jetë transferimi i katërt i Barcelonës këtë afat kalimtar. Pas transferimit të Arthur, Lenglet dhe Malcom, mesfushori kilian do bëhet transferimi i katërt i kampionëve të La Ligas.

‘Mundo Deportivo’ pak minuta më parë raportoi për arritjen e marrëveshjes me Barcelonës dhe Bayern Munich, ku për mesfushorin 31 vjeçar katalanët do t’u paguajnë gjermanëve 19 milionë euro.

Pas mbylljes së marrëveshjes, kjo media jep edhe disa arsye që kanë çuar Barcelonën deri te ky transferim.

Që nga largimi i Paulinhos, Valverde ka kërkuar që të nënshkruhet me një mesfushor me përvojë, agresiv dhe që do të mund të zëvendësonte brazilianin e larguar.

Përvoja e madhe, mosha 31 vjeçare dhe karriera e bërë te Juventus e Bayern Munich, bëjnë pjesë po ashtu në arsyet që kanë bindur Barcelonën.

Vidal ka një bagazh të madh taktik, pasi ka punuar me trajner si Pep Guardiola, Massimilano Allegri, Jupp Heynckes, Jorge Sampaioli dhe Carlo Ancelotti, duke qenë një lojtar që mund t’u përshtatet stileve të të gjithë trajnerëve.

The post Zyrtare, Barcelona transferoi Arturo Vidalin appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë