• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, në formacion katër shqiptarë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
zvicra-shqiptare-600x350.jpg
Përfaqësuesja kombetare e Zvicrës ka grumbulluar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Helvetikët do të luajnë në muajin shtator ndaj Islandës dhe Anglisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic për këto dy takime ka grumbulluar 24 futbollistë.

Në listë mungojnë dy futbollistët shqiptarë që dhanë shumë për këtë ekip kombëtar si Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Megjithatë numri i shqiptarëve nuk mund të bije, pasi Petkovic përsëri ka grumbulluar katër lojtarë.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë aty si gjithmonë, ndërsa është rikthyer edhe Admir Mehmedi që ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar.

Risi në këtë grumbullim është sulmuesi i talentuar i Baselit, Albian Ajeti.

Në rast se Ajeti aktivizohet në njërën nga dy ndeshjet, atëherë ai nuk do të mund të luaj më për Kosovën ose Shqipërinë.

Ndeshjen e parë Zvicra e zhvillon kundër Islandës më 8 shtator, ndërsa të dytën ndaj Anglisë, tri ditë më vonë.

The post Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, në formacion katër shqiptarë appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë