• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zvicra ndalon me referendum veshjen Burka!

...

Kontributor
LV
0
 
Zvicra ndalon me referendum veshjen Burka!

Një shumicë e ngushtë në Zvicër votoi për ndalimin e mbulesës së fytyrës, e njohur si “iniciativa burka”. Një shoqatë konservatore djathtiste arriti ta realizojë qëllimin.

zv.jpg

Në Zvicër është miratuar vendimi në referendum për ndalimin e mbulesave të fytyrës. Pas numërimit të votave në referendum rezultoi se 51,21 përqind e votuesve i thanë “Po ndalimit të mbulesave”. Në referendum kanë votuar vetëm rreth gjysma e personave me të drejtë vote në Zvicër. Në vendvotime dolën 51,4 përqind e personave me të drejtë vote, por edhe kjo mjafton për të qenë i vlefshëm referendumi. Ndalimi i mbulesës së fytyrës në opinion tani duhet të përfshihet edhe në kushtetutë.

Nisma e një shoqate djathtiste konservatore përmes nënshkrimeve të mjaftueshme kërkoi ndalimin e mbulesave në hapësirën publike. Bëhet fjalë për ndalimin e mbulesave fetare si burka dhe nikabi, por edhe për ndalimin e maskimeve si për shembull të huliganëve në ndeshjet e futbollit dhe të pjesëmarësve në demonstrata. Por në debatet paraprake është folur më së shumti dhe gati ekskluzivisht vetëm për fenomenin myslimane.

Propozimi i ligjit erdhi nga qarqet konservatore djathtiste afër Partisë Popullore Zvicerane (SVP), nga shoqata “Egerkinger Komitee”. Shoqata nuk fshihte faktin se përpjekja kishte për qëllim heqjen e mbulesave tek myslimanët. Shoqata përmendi të drejtat e lirisë, parimet e barazisë dhe vlerat kristiane si arsye. Islami radikal duhet të kufizohet, tha Anian Liebrand nga SVP. Ai është drejtori menaxhues i “Komitetit Egerkinger”.

Mundësia e mbulesës në opinion ekziston vetëm në raste të posaçme, për shembull, për arsye të sigurisë, shëndetit ose zakoneve të tilla si Karnavali. Këto rregulla vlejnë edhe për turistët.

56800525_404.jpg

Kundërshtarët shohin propagandë kundër myslimanëve


Qeveria zvicerane, parlamenti dhe të gjitha partitë e mëdha në vend, përveç SVP, ishin kundër projektligjit të propozuar. Ata argumentonin se mbulimi i fytyrës me nikab ose burka ishte një fenomen margjinal në Zvicër dhe se kodi i veshjes nuk është pjesë e kushtetutës. Përveç kësaj, kantonet janë ato të cilat duhet të rregulljnë këtë çështje. Përveç kësaj, me ligj konsiderohet si vepër penale detyrimi i gruas që të mbulojë fytyrën e saj.

Numri shumë i ulët i femrave që mbajnë burka

Përqindja e myslimanëve në Zvicër ishte 5,3 % në vitin 2018. Në mbarë vendin, sipas sondazheve nga Qendra e Lucernit për Kërkime Fetare, më rreth 30 gra mbajnë mbulesa të plota islamike. Shumica prej tyre janë femrat e konvertuara ato që me vetëdije zgjedhin ta bëjnë këtë. Burka mbulon plotësisht gratë dhe lë vetëm një dritare grilë tek sytë për të parë. Ndërsa rrobat me një të çarë tek sytë ku mund të shikohet quhen nikab.

Një Zvicër është debatuar me vite të tëra për ndalimin e mbulesave në nivel vendi. Një ndalim i tillë tashmë zbatohet në dy kantone: St. Gallen dhe Tesin, ku janë ndaluar mbulesat në vitin 2018 dhe 2016.

Edhe në vende të tjera evropiane si Franca, Danimarka, Holanda ose Austria, ndalohet mbulimi i plotë ose i pjesshëm i fytyrës. Në vitin 2009 është votuar edhe e ashtuquajtura “Iniciativa e Minareve”, e inicuar nga partia SVP, për ndalimin e minareve dhe kjo është futur edhe në kushtetutën e vendit. Ky referendum pati shkaktuar debate të mëdha asokohe. Ndërsa tani pas vendimit të ditës së dielë do të futet në kushtetutë edhe ndalimi i mbulimit të fytyrës. /DW/
 
Last edited:
Veshja është mirësi e zbritur prej Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “O bijtë e Ademit, Ne ju zbritëm rroba që të mbuloni auretin tuaj (vendet tuaja të turpshme) dhe të zbukuroheni; por petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ata të marrin këshillë.” suretu El-Araf: 26.
Lakuriqësia është prej Shejtanit të mallkuar.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë juve kurrsesi shejtani, ashtu siç i nxorri prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur atyre rrobat e tyre për tua shfaqur pjesët e tyre të turpshme!” suretu El-Eraf: 27.
 
Veshja quhet hixhab, dhe hixhabi eshte obligim qe do te thot muslimanet duhet per shum arsyje si e kam then dhe me siper,dhe ska pse ringjall frik
O vlla,hijabi dhe burka jane dy gjera te ndryshme.
 
O vlla,hijabi dhe burka jane dy gjera te ndryshme.
Burka është mbulesa më e tërrësishme nga të gjitha mbulesat islame. Kjo është mbulesë e cila mbulon fytyrën dhe trupin, shpesh duke e pasur vetëm një pjesë në formë rrjeti tek pjesa e syve për të parë përmes saj.
 
Burka është mbulesa më e tërrësishme nga të gjitha mbulesat islame. Kjo është mbulesë e cila mbulon fytyrën dhe trupin, shpesh duke e pasur vetëm një pjesë në formë rrjeti tek pjesa e syve për të parë përmes saj.
Edhe gjithmone ngjyre e erret.
 
Islami, qe nuk i ka ba asnjihere mire llogarit me fene, qe nga shperberja e kalifatit ktu e 1300 vjet ma pare akoma sot endet ne tymnajen e interpretimeve te “fiq”, te cilat vetem ne pak vende kane pas karakter doktrinal juridik evolutiv , ne pjesen tjeter te vendeve (teokraci) “uma” asht marre si nje turme per tu sundu napermjet mistifikimeve dhe idolatrive ekstreme te interpretimit te kuranit dhe “sharise”.

Asht e pakuptueshme per nje njeri me llogjike te thjeshte se si feja islame ne vend qe te kishte njohur zhvillim te rracios dhe te “animus” drejt sekularizimit relativist, ka ndodh e kunderta, kjo ne kundershtim me vete mesimet e kalifatit te pare (600-700) qe ne thelb kishin perparimin e fese duke u bazu ne mesimet e kuranit por sipas interpretimeve te shkollave me te mira teologjike…

Dmth nje regres i fese islame..

Sigurisht, burka asht nje instrument i disa sekteve islame qe nuk pranojne p.sh. interpretimin e shkolles Hanifata..qe ne thelb la idete e mira te reja dhe te drejta.

Te shpia jeme i vendosi une rregullat. Zvizera asht me se e drejte qe ka votu drejt!
 
  • Nuk e pëlqej
Reactions: A2.
E turpshme!

Miratojne lakuriqsine dhe ndalojne veshjen.
Nese ndalohet mbulimi atehere te ndalohet dhe ekspozimi i tepert i trupit.
Me te tilla vendime shkelen te drejtat e njeriut. Jane dhe vend i zhvilluar europian.
Keta gjykojne shqiptaret, per antarsine ne BE kur bejne shkelje plot vete. Keshtu dhe USA me denimin me vdekje, bejne moral per paqe,demokraci etj.
 
Nje kureshtje kam, po per homoseksualet a bejne referendume kundra keta?
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
E turpshme!

Miratojne lakuriqsine dhe ndalojne veshjen.
Nese ndalohet mbulimi atehere te ndalohet dhe ekspozimi i tepert i trupit.
Me te tilla vendime shkelen te drejtat e njeriut. Jane dhe vend i zhvilluar europian.
Keta gjykojne shqiptaret, per antarsine ne BE kur bejne shkelje plot vete. Keshtu dhe USA me denimin me vdekje, bejne moral per paqe,demokraci etj.
Esht votuar vetem per burka!
dhe jam shum pro me kte
 
  • Nuk e pëlqej
Reactions: A2.
Back
Lartë