• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zhurmë, që vjen “nga brenda” planetit tonë

Juno

Kontributor
LV
0
 
Screen-Shot-2017-12-09-at-13.00.14.jpg

Studiuesit kanë regjistruar një zhurmë që vjen nga brenda planetit tonë duke përdorur instrumente të vendosura në shtratin e oqeanit. Shkencëtarët janë të bindur se zbulimet e reja mund të përdoren për të zbuluar më shumë hollësi dhe saktësi mbi brendësinë e Tokës.

Duke përdorur instrumente sizmike të vendosura në shtratin e oqeanit, studiuesit kanë përcaktuar me sukses sasinë e vibracioneve të Tokës.

Jo, nuk janë alienë, nuk është një bazë alienësh, as nuk ka një anije kozmike aliene në fund të oqeaneve tona.

Shkencëtarët kanë pranuar prej disa kohësh që tërmetet mund të bëjnë që Toka të dridhet për periudha të gjata kohore.

Megjithatë, në vitin 1998 një ekip shkencëtarësh zbuluan se Toka vazhdimisht gjeneron një sinjal vibracional me frekuencë të ulët, edhe kur nuk ka tërmete.

Që atëherë, sizmologët kanë propozuar teori të ndryshme për të shpjeguar ekzistencën e kësaj dridhjeje të vazhdueshme, nga trazirat atmosferike, deri tek valët e oqeaneve.

Ata gjithashtu matën dridhjet duke përdorur sizmometër në terren, por ende nuk kishin matur me sukses në fund të detit, gjë që mund të ndihmonte shkencëtarët të vlerësonin më mirë burimet e dridhjeve.

Tani, duke përdorur instrumente sizmike të vendosura strategjikisht në shtratin e oqeanit, studiuesit kanë arritur të vërtetojnë me sukses sasinë e vibracioneve të Tokës.

Një studim i ri i botuar në një revistë të Unionit të Gjeofizikantëve Amerikanë, shpjegon se si ekspertët arritën të zbulonin frekuencat në të cilat Toka vibron natyrshëm dhe konfirmuan mundësinë e përdorimit të instrumenteve oqeanike për të studiuar lëvizjen e Tokës.

Kapja e lëvizjes në shtratin e oqeanit mund të japë njohuri të reja në madhësinë e burimit, sipas Martha Deen, një gjeofizikane në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris, Francë, dhe autore kryesore e studimit të ri.

Përveç kësaj, gjetjet e reja mund të përdoren për të hartëzuar brendësinë e Tokës në më shumë detaje dhe saktësi.

Studimi mund të japë një tablo më të mirë se sa përdorimi i vetëm sizmometëreve të vendosur në tokë, duke rritur mbulimin e të dhënave në zona të mëdha, tha Din.

“Toka është duke lëvizur vazhdimisht dhe ne kemi dashur të vëzhgojmë këto lëvizje, sepse mund të përfitojmë nga fakti se kemi më shumë të dhëna,” shpjegoi Deen.
 
Back
Lartë