• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zgjedhjet ne Kosovë 14.02.2021

Kush do ti fitoj zgjedhjet ne Kosovë ?

  • LVV

    Votimi: 9 81.8%
  • LDK

    Votimi: 1 9.1%
  • PDK

    Votimi: 1 9.1%
  • NISMA

    Votimi: 0 0.0%

  • Gjithsej votues
    11

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 

28 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë​

Tri partitë më të mëdha në Kosovë Vetëvendosja, LDK dhe PDK, synojnë postin e kryeministrit të Kosovës. Vjosa Osmani, presidente në detyrë dhe Ramush Haradinaj nga AAK, synojnë postin e presidentit përmes parlamentit.



Kosovo Parlament


Deri të shtunën në mbrëmje (16.01.), subjektet politike në Kosovë kishin afat që të dorëzonin listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të garuar për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Ky afat përfundoi, dhe sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të drejtën për të aplikuar për zgjedhje e shfrytëzuan 28 subjekte politike me gjithsej numrin e përgjithshëm prej 1079 kandidatësh që garojnë për deputetë.
"Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1079 kandidatë”, tha zëdhënësi Elezi.
Tri subjektet më të mëdha politike, lëvizja Vetëvendosja (VV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tashmë kanë kandidatët e tyre për kryeministra. Lëvizjes Vetëvendosje i prin lideri i saj Albin Kurti, i pasuar nga Vjosa Osmani, e cila në listën e Vetëvendosjes garon për deputete, ndonëse ajo pretendon postin e presidentes së vendit.
Kosovo-Parlament wählt neue Regierung

Lidhja Demokratike e Kosovës, postin e kryeministrit e kërkon sërish me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti. Listës së Partisë Demokratike të Kosovës i prin Enver Hoxhaj që kandidon për postin e kryeministrit. Ndërsa, listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i prin Ramush Haradinaj, i cili nuk synon postin e kryeministrit, por atë të presidentit të vendit.
Për të garuar në këto zgjedhje është regjistruar edhe subjekti politik më i madhi i serbëve të Kosovës, Lista Srpska dhe parti të tjera të pakicave të tjera kombëtare. 10 ulëse janë të rezervuara vetëm për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndërsa 10 vende tjera për pakicat tjera që jetojnë në Kosovë.
Symbolbild - Kosovo-Parlament berät über Misstrauensvotum

A do të lejohet kandidatura e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti?
Pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi qeverinë Hoti dhe mundësoi shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, në mediet e Kosovës u ngrit dilema nëse në këto zgjedhje do të mund të garojë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe disa zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes.
Këta janë të dënuar me një vendim të prerë të Gjykatës për shkak se kishin hedhur gas lotësjellës në parlament në vitin 2015. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se çdokush që ka një vendim për një vepër penale në tri vitet e fundit, përjashtohet nga mundësia për kandidim. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se lista me kandidatë për deputetë do të verifikohet nga disa institucione të drejtësisë dhe brenda dy ditësh do të dihet se kush nga kandidatët mund dhe nuk mund të garojë në këto zgjedhje.
Kosovo amtierende Präsidentin Vjosa Osmani

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit do të zgjasë vetëm 10 ditë. Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të zhvillohen sipas standardeve evropiane dhe të jenë transparente e gjithpërfshirëse. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se u takon qytetarëve të Kosovës të zgjedhin lidershipin e vet, ndërsa, për BE-në është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Kosovo | Regierungsschef Ramush Haradinaj tritt zurück

"Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të ecë përpara”, tha Pisonero, duke shtuar se "Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.
 
Njelloj me ngjajne te tere k’to mua ... cudi prape Ky Albini? Ky jo qe jo nje here , nuk kam pare politikan kaq hipokrit sa ky ... jo realistik.

Ps... Per ju qe jeni qe andej , cilen parti preferoni dhe pse ?
 
Njelloj me ngjajne te tere k’to mua ... cudi prape Ky Albini? Ky jo qe jo nje here , nuk kam pare politikan kaq hipokrit sa ky ... jo realistik.

Ps... Per ju qe jeni qe andej , cilen parti preferoni dhe pse ?
@Zana Historia SHQIPETARE jo Kosovare S'ka njoft ndonje Politikan me te Fuqishem se sa ALbin Kurtin.
 
@Zana Historia SHQIPETARE jo Kosovare S'ka njoft ndonje Politikan me te Fuqishem se sa ALbin Kurtin.
Me fjale se me pune nuk beri asgje ... I’m sorry por fjalet boshe ne emer te patriotizmit eshte krimi me I madh qe mund ti besh politikes dhe vendit tend dhe prandaj nuk ja doli dot as ky .

So me sqaro pak c’fare te nenkuptojme me fuqi k’tu tani ?
 
Se di qe ka dikush politika t'cilat i ka pas dikush tjeter me te mira se te tija.
Nuk Po me kupton ... nje strategji e vdekur si e k’tija ( ne emer te patriotizmit ) nuk mund ti thuash me e forta dhe me e mira per k’te arsye ... kur ne fakt realisht nuk Ben dot as edhe nje hap para.
 
Jam me shumicen e popullit
As e kam idene e politikes ne ks
Po meqe e njof live ramush harajdinaj
Me kte jam

forca pdddddd
 
Back
Lartë