• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zemra "THEHET" pernjemend

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Zemra na “thehet” nga shumë veprime, sidomos ato që na e prishin qejfin, disponimin, dëshirën, vullnetin... Shumë veprime negative, si tradhtia, pabesia, gënjeshtra, mashtrimi, keqdashja çojnë në pikën që të themi “ma ke thy zemrën”! Dhe në të gjitha këto raste, “thyerja e zemrës” është një metaforë se qejfi na është prishur, por po të pyetemi se a është dëmtuar përnjëmend zemra, sigurisht që do të themi: jo! Por, ja që dëshpërimi dhe pikëllimi që na është shkaktuar dhe na e ka lënduar zemrën, ndikon me të vërtetë në dëmtimin strukturor të zemrës, përkatësisht në “thyerjen” e vërtetë të zemrës.
Japonezët ia kanë dhënë edhe emrin klinik kësaj gjendjeje dhe e kanë quajtur “kardiomiopatia takotsubo”. Në këto raste në rëntgenin e zemrës të barkushes së majtë do të vërehet fryrja apo balonizimi apikal. Në ekoardiografi, gjatë sistolës (tkurrjes së zemrës) do të konstatohet ky balonizim në seksionin e mesëm dhe në majen e barkushes së majtë, derisa pjesa bazale tkurret normalisht. Kurse emri takotsubo është termi japonez për enën me fund të rrumbullakët dhe fyt të ngushtë që shërben për kapjen e oktapodëve.
Në 2004, shërbimet emergjente të spitaleve japoneze filluan të mbusheshin me pacientë, në 90% të rasteve gra, që ankoheshin për simptoma kardiake të ngjashme me infarktin e zemrës. Testet përkatëse dhe ekzaminimet koronarografike nuk konstatonin infarktin. Rritja e fluksit të tillë koincidonte me tërmetin e përjetuar asokohe. Sot, 7% e pranimeve kardiologjike në Japoni i atribuohen simptomave të infarktit akut që burojnë nga faktorët stresogjenë psikologjikë dhe të tillët diagnostikohen si kardiomiopati takotsubo apo sindroma e zemrës së thyer.
Më shumë se 90% e pacientëve janë gra. Mosha e dominuar është 60-75 vjeçe. Simptomat më të shpeshta janë dhembja në gjoks dhe vështirësia në frymëmarrje. Në EKG ka ndryshime të ngjashme me infarktin akut të miokardit, por nuk ka dëshmi për ngushtim apo mbyllje të arterieve. Konstatohen ndryshimet e lartpërshkruara në rëntgen dhe ekokardiografi, kurse gjendja është e kthyeshme. Sëmundjet erioze, dhembja shpirtërore, dhuna familjare, ataku i astmës, marrja e një lajmi të keq, aksidentet, problemet financiare, frika e madhe dhe të paraqitur në publik janë, ndër të tjera, shkaqet më të shpeshta.

Burmi: FB

305808098_3469754763310701_1603252403882884039_n.jpg
 
Back
Lartë