• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zemra më thuaj diçka të ëmbël..

Zeus

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Ajo pyet:
"Më thuaj diçka vërtet të bukur"
Ai përgjigjet: Entanglement, zemra ime ??? .
Mund t'a konfermojë edhe me formulë ?

I shkreti, ishte fizikant. E gjithë jeta në studime të fizikës kuantike ? .

Ka edhe formulën ?
(i∂̸ - m) ψ = 0

Ky është ekuacioni i Dirakut, ndoshta më poetiku nga e gjithë fizika. Ai përshkruan fenomenin kuantik në këtë mënyrë:

“Nëse dy sisteme ndërveprojnë me njëri-tjetrin për një periudhë të caktuar kohe dhe më pas ndahen, ato nuk mund të përshkruhen më si dy sisteme të ndara, por disi, ato bëhen një sistem i vetëm. Me fjalë të tjera, ajo që i ndodh njërit prej tyre vazhdon të ndikojë edhe te tjetri, edhe nëse mund të janë kilometra ose vite drite larg në distancë”.

Kjo është ajo që përbëhet nga kjo ndërthurje kuantike: dy "trupa" që, në një moment të caktuar, kanë qenë të bashkuar, gjithmonë qëndrojnë të lidhur në një farë mënyre.

Distanca midis të dyve nuk ka rëndësi. Edhe pse janë në skajet e kundërta të universit, lidhja midis tyre është e përjetshme dhe e menjëhershme.
Ndonjëherë, një lidhje e ngjashme ndodh edhe midis dy personave.
Dhe ne e quajmë atë Dashuri ???.

Ps. Dikush thotë larg syve larg zemres ??
Por këtë shprehje e hedh poshtë thënja tjetër: largësia i bashkon më shumë zemrat ?
Jeni në kundërshtim gjë entanglement ? ?

By ⚡ Zeus ⚡
 
Në formën e saj komplekse, dashuria është një fjalë tjetër për jetën njerëzore dhe e gjithë historia ka të bëjë me dashurinë. Por me këtë, asgjë nuk thuhet për dashurinë, sepse për çfar dlitet, kur flitet për dashurinë? Kjo pyetje ka përgjigje të ndryshme, varësisht nga koha dhe vendi. Një përkufizim i zakonshëm sot është të thuash se dashuria është "një ndjenjë e ngrohtë dhe e përzemërt ndaj një qenie tjetër njerëzore me të cilën ndihesh i lidhur ngushtë". Ky kuptim i dashurisë është rreth 800 vjeç. Por emocionet janë kalimtare dhe dashuria si emocion gjithashtu, kështu që bëhet utopi të besosh se dashuria mund të jetë baza e një lidhjeje jetëgjatë.
Sido që që njeriu e kupton dashurinë, ajo është një ndërtim shoqëror i ndërtuar mbi një bazë biologjike.

Mbijetesa e saj (dashurisë), varet nga fakti nëse ne vetë arrijmë me vetëdije të drejtojmë procesin tonë të ndryshimit, duke e lënë dashurinë të bëhet një forcë shpirtërore gjithëpërfshirëse, që e humanizon njeriun përmes transformimit të 'Homo sapiens et dementia' (qenia njerëzore e ditur dhe e çmendur) në një specie të re : 'Homo amans' (njeriu i dashur.)
Por a ka kohë të mjaftueshme për këtë? A do të ecë mjaft shpejt krijimi i ‘Homo amaneve’, apo Paul Valéry (1871-1945) do të ketë të drejtë në pretendimin e tij se çnjerëzimi ka një të ardhme të madhe përpara? Ky është problemi më i rëndësishëm i kohërave historike dhe filloi në Evropë me Grekët dhe Romakët e antikitetit.

Dashuria, pra, duhet të përcaktohet si mënyrë e ndërlikuar e jetës së dy njerëzve, ku refleksiviteti, erotizmi dhe emocionaliteti janë të lidhur së bashku në një bashkësi ndër-subjektive.

E përpunuar nga information.dk
 
Ta ha zemren, ta perzij me temen
 
Per shkrimin qe kishe bere ?
Po unë temat për ju i bëj jo për vete ;)

Pastaj, ligjet gravitacionale unë, @ZEUS, krijuesi i qiellit dhe tokës ?, i kam bërë për të mbajtur ekuilibrin dhe harmoninë e materies planetare në univers?. Dhe nuk jam përgjegjës për njerzit që biejnë në dashuri ?? ;)
 
Të dua në mënyrë të ndërlikuar, me refleksivitet, erotizëm dhe emocionalitet, të lidhura në bashkësi ndër-subjektive. Kështu pra ?

e përpunuar
 
Shum je e tharpt
 
Moj sheqere
 
Back
Lartë