• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet varri më i lashtë në Afrikë, i përket një fëmije 3-vjeçar

...

Kontributor
LV
0
 

Zbulohet varri më i lashtë në Afrikë, i përket një fëmije 3-vjeçar​

210505053343-restricted-02-burial-scn-africa-child-exlarge-169.jpg

Gjendet varri më i lashtë i një homosapiensi në Afrike. Daton 78 mijë vjet dhe është zbuluar në shpellën Panga ya Saidi në Kenya. Është sepulture e një femije rreth 3 vjec, të cilin arkeologët që e kanë zbuluar e kanë quajtur Mtoto, që do të thotë fëmijë në gjuhën Sëahili.

Arkeologët dhe paleontologët që e kanë studiuar me hollësi shpjegojnë se gjetjet tregojnë se bëhet fjalë për një varrim të vërtetë, pra çka tregon se kjo formë nderimi dhe zakonore ekzistonte që në këtë epokë. Sipas autorëve, fëmija është mbuluar dhe varrosur shumë shpejt pas vdekjes, poshtë kokës ka patur një jastëk, gjë që vërteton edhe më tepër se tribuna respektonte dhe ndiqte ritet funerale.

Zbulimi tregon se varrimi, si formë kulturore, është mjaft i ngjashëm me ato të njeriut Neandertal në kontinentin tjetër, në Euroazi, sikurse e vërtetojnë gjetjet e deritanishme, më e lashta prej të cilave daton 120 mijë vjet më parë.

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore Nature.


Klan News
 
Back
Lartë