• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet një segment me kalldrëm i periudhës mesjetare dhe asaj antike në Konispol, arkeologu: Rrugë e rëndësishme....

...

Kontributor
LV
0
 

Zbulohet një segment me kalldrëm i periudhës mesjetare dhe asaj antike në Konispol, arkeologu: Rrugë e rëndësishme, shërbente për karvanët tregtarë të asaj kohe​


Arkeologu

lg.php


Një segment rruge, që mendohet se i përket periudhës mesjetare por edhe asaj antike, ende i pa njohur deri tani, është zbuluar kohët e fundit nga arkeologu Halil Shabani, sot në pension. Ky segment rruge me kalldrëm ndodhet në veri të fshatit Shkallë, bashkia Konispol, pikërisht në vendin ku mbaron Gryka e Bogazit. Sipas arkeologut Halil Shabani, rruga ka një gjatësi deri në 100 dhe gjerësi nga 1.40 m deri në 1.60 m në disa vende. Të bën përshtypje se ky segment edhe pse i lashtë është i ruajtur bukur dhe i pastër edhe pse terreni është i pjerrët dhe shkëmbor.

Segmenti është i përbërë nga blloqe mesatarë e të mëdhenj gurësh që puthiten mirë në faqet e tyre. Mbështetur tek faqja e sipërme e konsumuar e blloqeve, gjerësia e kalldrëmit dhe pozicioni gjeografik buzë lumit Pavla, në Grykën e Bogazit, mendojmë se i takon jo vetëm periudhës mesjetare, por edhe asaj antike, na shpjegoi arkeologu Halil Shabani.
Sipas tij kjo rrugë ka shërbyer për të lidhur qytetet antike Foinike, Çukën e Ajtojt dhe Nikopolin më në jug.

Autori i lashtë grek si Polibi dhe ata romakë e përforcojnë egzistencën e kësaj rruge, si arterie kryesore, jo vetëm për kalimin e ushtrive vendase epirote, por edhe atyre pushtuese, si edhe për karvanët tregtarë të asaj kohe. Kjo rrugë ende nuk egziston në arkivin e arkeologjisë pasi është ende e panjohur.

lg.php






"Balkanweb"
 
Back
Lartë