• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohet një kështjellë misterioze, 3000 vjeçare nën një liqen në Turqi

...

Kontributor
LV
0
 

Zbulohet një kështjellë misterioze, 3000 vjeçare nën një liqen në Turqi​




Misteret e liqenit Van, më i madhi në Turqi, ende po zbulohen nga eksploruesit. Në ekspeditën e fundit u gjetën mbetjet e një kështjelle që daton pothuaj 3000 vjet. Shumë qytetërime janë ngritur përreth liqenit që dikur quhej deti i madh dhe që besohej se fshihte shumë sekrete. “Këto të dhëna po punojmë t’i zbulojmë, – komenton fotografi Tahsin Ceylan, në krye të ekspeditës të udhëhequr nga universiteti Van Yüzüncü Yıl. Liqeni Van me origjinë vullkanike ka pësuar ndryshime drastike në nivel uji. Ekspedita të tjera kishin gjetur korale, formacione të çuditshme dhe një anije ruse të mbytur, por jo si ky thesar. Muret e kësaj kështjelle zenë një sipërfaqe të madhe.



“Ka nevojë për më shumë gërmime, por nuk dimë sa të thella janë muret. Duken të paktën 3 ose 4 metra,” – shpjegojnë eksploratorët e agjensisë Anadoll. Besohet se struktura është ndërtuar nga qytetërimi Urartu që ka jetuar në këtë rajon nga shekulli i IX dhe i VI para krishtit. Studimet e bëra mbi mbetjet tregojnë se i përkasin periudhës 3000 vjet më parë, – shtoi guvernatori i distriktit, Arif Karaman. Ekspertët nënvizojnë nevojën për mbrojtje të këtyre strukturave arkeologjike. Kështjella të tjera janë dëmtuar, por uji ka fshehur dhe e ka ruajtur këtë kështjellë, – u shpreh akademiku Mustafa Akkuş.

/ Burimi: Codigoculto – Përgatiti: Bota.al
 
Back
Lartë