• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Zbulohen piktura të vjetra 13 mijë vjeçare

...

Kontributor
LV
0
 
Zbulohen piktura të vjetra 13 mijë vjeçare

Ishin të fshehura në pyjet e Amazonës të vizatuara nëpër gurë e shpella

Zbulohen në Kolumbi vizatime të bëra nga njeriu 13 mijë vjet më parë. Kjo është dëshmia më e lashtë që mbërrin deri tek ne nga epoka parahistorike. Në zemër të pyllit të Amazonës, në një vend shumë larg zonave të banuara, në një varg shkëmbor 12 km të gjatë, janë gjetur vizatimet e njerëzve të lashtë.

Janë imazhe treguese që flasin për përditshmërinë e jetës së asaj kohe dhe lidhjet mes njeriut dhe kafshëve të epokës akullnajore si mastodontë, të gjashëm me elefantët dhe të zhdukur prej kohësh, kuaj, kapronj, lakuriq nate, gjarpërinj, majmunë, breshka, por në piktura tregohen edhe shumë bimë të ndryshme te kohës.

Zbulimi është bërë në fillim të vitit 2020 por është publikuar në televizionin britanik Channel 4 vetëm tani me anë të një dokumentari. Kërkimet janë kryer nga një grup arkeologësh dhe kërkuesish britanikë e kolumbianë.

Sipas tyre, zbulimi është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm janë tregues të artit primitiv, por janë realizuar në një moment të vështirë të shoqëruar nga ndryshime klimatike ekstreme, që solli edhe një transformim të bimësisë, nga savanë që ishte dikur në pyll tropikal sikurse është ende sot.

Kërkuesit theksojnë se këto piktura janë një provë e jashtëzakonshme që tregon sesi njerëzit përveç gjahut, kultivimit apo peshkimit, përdornin edhe artin si një formë komunikimi dhe socializimi.

Klan Plus
 
Kush I kan pikturu Dinot ahaha
 
Back
Lartë