• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Zbërthehet” mumja e faraonit Amenhotep në mënyrë dixhitale Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë

...

Kontributor
LV
0
 

“Zbërthehet” mumja e faraonit Amenhotep në mënyrë dixhitale​

Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë e kompjuterizuar (CT) për të krijuar rikonstruksione 3D të faraonit poshtë fashave.​



“Zbërthehet” mumja e faraonit Amenhotep në mënyrë dixhitale
Mbetjet e mumifikuara të faraonit egjiptian Amenhotep



KARIO- Një universitet në Kario ka mundur të analizojë mbetjet e mumifikuara të faraonit egjiptian Amenhotep në mënyrë dixhitale në mënyrë që të mos prishnin sarkofagun e tij, duke e bërë atë të vetmen mumje mbretërore egjiptiane të gjetur në shekujt 19 dhe 20 të pa hapur ende për studim.

ll-1.jpg


Kërkimi shkencor u drejtua nga Sahar Saleem, një profesor i radiologjisë në Universitetin e Kajros dhe egjiptologu i njohur Zahi Hawass, një ish-ministër i antikiteteve, e zbuloi që faraoni Amenhotep ishte i pari i mumifikuar me krahët e kryqëzuar he i fundit që nuk i është hequr truri nga kafka para mumifikimit.

jl-1.jpg


“Duke zbërthyer në mënyrë dixhitale mumjen dhe ‘hequr’ shtresat e saj virtuale, maskën e fytyrës dhe fashat ne mund ta studiojmë këtë faraon të ruajtur në mënyrë unike” – tha Dr. Sahar Saleem.
Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë e kompjuterizuar (CT) për të krijuar rikonstruksione 3D të faraonit poshtë fashave. Ata zbuluan se faraoni ishte 35 vjeç si dhe dhe 169 centimetra i gjatë kur vdiq rreth tre mijë vjet më parë. Studimi nuk zbuloi ndonjë plagë apo shpërfytyrim që do të shpjegonte shkakun e vdekjes së tij.

Amenhotep i sundoi Egjiptin për rreth 21 vjet, midis 1525 dhe 1504 para Krishtit. Ai ishte mbreti i dytë i dinastisë së 18-të dhe pati një mbretërim kryesisht paqësor gjatë së cilës ai ndërtoi shumë tempuj.

(A.T/Dosja.al)
 
Back
Lartë