• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ylli i Bayern bie në radarët e Barcelonës (FOTO)

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
kimmish-770x578.jpg
Joshua Kimmich bie në radarët e Barcelonës. Mbrojtësi i Bayern Munchen ka një “fans” të madh në Katalunjë dhe është pikërisht Leo Messi.

Sipas “Diario Gol”, “ylli” i Barçës në lidhje me merkaton e verës, u ka sugjeruar drejtuesve dhe trajnerit Valverde, emrin e Joshua Kimmich.

Futbollisti gjerman po kalon një periudhë fantastike me Bayern Munchen, ku si mbrojtës i djathtë ka pasuar në mënyrë ideale ish-kapitenin Lahm. Paraqitje të shkëlqyera, talenti i Bayernit bëri edhe kundër Realit në gjysmëfinale të Champions League, duke shënuar nga një gol për çdo ndeshje.

kimish.jpg



Messi ka kërkuar një lojtar që do ta mbështeste në sulm dhe të mbrojë njëkohësisht zonën që ka për detyrë. Kimmich është kandidati ideal.

Mbrojtësi gjerman ka kontratë deri në vitin 2023 me Bayern Munchen dhe Barcelona ka gati 80 milionë euro për t’ia marrë nga gjiri i vet.

Nélson Semedo nuk ka bindur dhe tashmë Barcelona do të investojë te një futbollist që ka dhënë provat, ndonëse pyetja është: A do ta lejojë Bayern largimin e Kimmich?
 
Back
Lartë