• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Yjet janë në anën tuaj”, Horoskopi ditor 19 tetor 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi: Keni shumë plane dhe po aq pritshmëri, por tërhiqni pak frenat dhe kini ca durim, fati në dashuri është gati të vijë. Puna vazhdon në mënyrën më të mirë.

Demi: Mos u ngatërroni në situata të pakëndshme, është koha të ruani qetësinë sidomos në dashuri. Edhe në punë shmangni diskutimet e panevojshme.

Binjakët: Është një periudhë pozitive për ju, gjithashtu përfitoni nga rasti për të nisur lidhje të reja në çift. Në punë, gjithçka po shkon mirë.



Gaforrja: Yjet janë në anën tuaj, përfitoni nga ky moment me fat për të lënë më në fund problemet tuaja mënjanë dhe për të shijuar gëzimet e dashurisë. Për punën, kjo është koha për të bërë zgjedhje konkrete.

Luani: Mos humbisni kohë, nëse keni probleme me gjysmën tjetër, kjo është koha për t’u përballur me to. Mund të merrni oferta interesante për punë.

Virgjëresha: Kjo periudhë është shumë interesante për historitë tuaja të dashurisë, në një kohë shumë të shkurtër mund të keni edhe përgjigjet që kërkoni. Pavarësisht se keni disa vonesa, dita e mërkurë 19 duket premtuese, mos e humbni besimin.

Peshorja: Për ata që janë vetëm prej kohësh, mund të parashikohen takime interesante. Në aspektin e punës kjo është koha e duhur për të bërë një zgjedhje karriere.

Akrepi: Nuk është një ditë e lehtë për ju, kujdes, duhet të prisni edhe disa ditë para se të rikthehet qetësia në dashuri. Disa vështirësi edhe në vendin e punës. Duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari: Marrëdhëniet që kanë lindur në këto ditë mund të jenë të duhurat, mos i nënvlerësoni. Në punë përpiquni të shmangni gjërat që nuk janë në rregull për t’u rikthyer në misionin tuaj për të jetuar në paqe jetën profesionale.

Bricjapi: Mos u mundoni ta ktheni një marrëdhënie të rastësishme në diçka ndryshe, pranojeni ashtu siç është. Në punë pranoni ndihmën e atyre që ju rrethojnë, mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një situatë problematike.

Ujori: Mund të keni ndonjë situatë të pakëndshme edhe këtë të mërkurë 19 për t’u marrë me gjysmën tjetër. Do të kërkohet vëmendje e veçantë. Nëse keni ndonjë çështje të vështirë për t’u marrë, bëjeni tani, mos humbni kohë.

Peshqit: Përfitoni nga momenti dhe përballuni me një problem që ju shqetëson në familje. Ka perspektiva të mira në punë, hidhuni në aventura të reja.
 
Shmangu sa të duash,kush nuk mbush mirë nga truri,,vjen të gric nervat dhe të prish dhe ditën???
 
Back
Lartë