• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Xhevahir Spahiu

...

Kontributor
LV
0
 
XHEVAHIR SPAHIU

159089.jpg
  • Vendlindja:
  • Malind
  • Mosha:
  • 77 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Mars 1945
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♓ Peshqit

Xhevahir Spahiu është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Xhevahir Spahiu është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe. Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
 

KËNGA E ABETARES​


Abetare, Abetare,
Sillma diellin në dritare!

Lehtë, lehtë
e bukur, bukur,
Dora ime sa e lumtur;
Hap një faqe,
kthen një fletë,
Nëpër shkronja –
Bota vetë.

Rrjedh në fjalë plot kumbim
Gjuhë e lasht e vendit tim.

Me ty mendjen lartësoj
Me ty zemrën e gëzoj,
Bëhem zog e fluturoj.

Abetare, Abetare,
Ti je dielli në dritare.

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

FJALA​


I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhej?
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë.
Vështirë, tha fjala, sa vështirë
të besosh se je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria.
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.


- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

BORXHET E MIJA​


Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s’eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s’ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s’i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s’e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s’ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit ’13 qe s’ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

BABAI​


Naten
kur bota fle
dhe deti pertyp pendimin per marrezite e dites
kur pulebardhat ne skajet e kujteses klithin
dhe yjet – sy qe s’mbyllin sy –
ne heshtje zene e fiket
del nga shushama
dhe shalon nje kale
shkel mbi asgjene
dhe qaset ne rrethina
S’eshte Kostandini i vetem. Eshte babai.

Askush s’e sheh dhe nuk e njeh askush.
Lidh kalin ne nje gardh me rreze hene
shkund balten dhe avitet ne driatare
prane gjumit te femijeve
Zgjat doren, i mbulon me nje velenxe
se shohin endrra dhe endrrat mund te ftohen

Nje lemsh me brenga befas ia ze fytin
po kollen mban
femijet mund te zgjohen
Sikur te ngrihen e t’i kerkojne buke: ai
prej kohesh i ka harrruar perrallat
Si heshtje del
merr udhen drejt baneses qe nuk ia ze askush
me sy i flet Karontit, pa u ndjere
mos pikelloje te vdekurit e tjere
Ah, shpirti i tij ia mbushi zgavrat e qiellit
vec trupi eshte atje
ne preher te nje nate te nendheshme
……………e vetmja nate pa yje

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

DASHURI E NDALUAR​


Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur
ve kujensi te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyernje cerdha gjysmehene,
nen driten e sajne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kah mot pas blirit pret.

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

HUMBJE​


Kisha menduar te shkruaja
nje kenge triumfi per ty..

Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai qe goditet papritur me grusht
dhe syte i erren,
si ai qe bie ne lume befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi veshtrimi i kthjellet,
c’korba e hane
dhe c’heshte e helmatisur t’u ngul
ne ballin e endrres pa ane?
Cila fjale,
cila kohe,
cili zot
te beri te flasesh me vete?
Humbamenoja im,
i pagoje si sendet.
T’u fashit sic fashitet nje zjarr
hakerrimi
e ti – luan i pajete ne xhungel;
era pergjon
sa te kthehesh ne fluger.

A thua je i teri i humbur?
Shikome ne sy!

Kisha menduar te shkruaja dikur
nje kenge triumfi per ty…

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 

SHEMBJA E NJE NATE DASHURIE​


Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
ej, ju atje! nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
nje nate. dhe çfare nate!
dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
mbajeni, mbajeni!
ajo po bie...po bie....
dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
kini meshire, mos e shembni ate nate!
eshte renkimi im apo klithma e saj?
kini meshire, kini meshire!
ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 
"A ka gjëkundi ndonjë shitore,
A ndonjë tezgë kot më kot,
Të ble me ca qindarka qorre,
Jo bukë, as kripë, veç pak durim, o Zot?

- Poezi nga Xhevahir Spahiu
 
Flala

I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhej?
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë.
Vështirë, tha fjala, sa vështirë
të besosh se je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria.
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.

Xhevahir Spahiu
 
Të jesh me ty

Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e të mos duash të jesh përherë me ty?

Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshtimën e kaltër,
limonët mbi krye,
peshkarexhat si zjarre të natës?

Të jesh me ty,
tok me ty të qeshësh
e mos kuptosh se si përpiqet deti
të dalë jashtë guaskës së vetvetes?

Të jesh me ty?
Të jesh me ty!

Xhevahir Spahiu
 
Back
Lartë