Kjo vjen si pasojë e një marrëveshje që Whatsapp ka bërë me Google Drive. Të gjitha bisedat, videot, fotot e të dhënat e tjera, do t’i humbisni duke filluar që nga kjo datë, nëse ende nuk i keni ruajtur. Pas 12 Nëntorit, të gjitha materialet tuaja do të regjistrohen në Google Drive si pjesë e kësaj marrëveshje të re.
Nëse nuk jeni të sigurt nëse i keni ruajtur materialet tuaja në Whatsapp, atëherë kjo është mënyra: Menu – Settings – Chats – Chat backup. Pasi të keni përzgjedhur Backup, do të shikoni se çdo gjë do të ruhet në Google Drive. Vini re se këto ndryshime janë vetëm për përdoruesit e Android dhe jo iPhone.
The post Whats app me ndryshime, ja risitë që duhet të kini kujdes nga 12 nëntori appeared first on Lajmi i Fundit.