Arsene Wenger ka bërë të ditur se Alexis Sanchez do të transferohet në Manchester United brenda 24 orëve të ardhshme.
Menaxheri i Arsenalit ka konfirmuar largimin e sulmuesit kilian nga skuadra londineze.
Por, Wenger po ashtu ka shfaqur besimin e tij se në marrëveshje mund të përfshihet kalimi i Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United te skuadra e Arsenalit, përcjell “lajmi.net”.
Ai ka thën se kërkesa për rrogë nga ylli armen nuk do të jetë problem për ekipin e Gunners. /Lajmi.net/