• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vranë gratë, vajzat e pastaj veten! Misteri i vdekjes së njëjtë të dy oligarkëve rusë

...

Kontributor
LV
0
 

Vranë gratë, vajzat e pastaj veten! Misteri i vdekjes së njëjtë të dy oligarkëve rusë​




oligarket-ruse.jpg



Me pak orë distancë, në vende 3.500 km larg njëri-tjetrit, u kryen dy krime identike, mbi të cilat policia po heton.

Njëri në Lloret de Mar, qytet në Katalonjë me protagonist sipërmarrësin rus Sergei Protosenya, tjetri në Moskë, me në qendër Vladislav Avayev, ishte funksionar i Kremlinit dhe zv/president i Gazprombank.

Të dy milionerët rusë thuhet se vranë në fillim gratë dhe vajzat e tyre, e pastaj edhe veten. Protosenya, 55 vjeç, mendohet se i qëlloi me thikë bashkëshorten 53-vjeçare dhe të bijën që sapo kishte mbushur 18 vjeç në kohën kur të dyja ato ishin në gjumë, ndërsa ai vetë u gjet i varur. Alarmin e dha djali 22-vjeçar i çiftit, që jetonte në Francë.

Familja kishte shkuar në Lloret de Mar për pushimet e Pashkëve: në vilën e tyre u gjetën 6 makina luksi e tufa kartëmonedhash që përmbanin secila 10 mijë euro. Në të kaluarën, Protosenya kishte qenë drejtues në Novatek, kompani e prodhimit të gazit. Avayev ndërkohë, përdori armë zjarri kundër të shoqes 47 vjeçe dhe vajzës, 13, e pastaj, siç thuhet, e ktheu pistoletën nga vetja.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa mediet hedhin hipotezën se këto episode mund të jenë të lidhura me sanksionet perëndimore, që ndoshta i kanë zhytur në borxhe. Ndërkohë, një i njohur i familjes së Avayev thotë se ata mund t’i kenë vrarë, pasi sipas tij ai ishte i pasur e mjaft inteligjent dhe nuk kishte arsye për të bërë këtë veprim.


Top Channel
 
Back
Lartë