• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vjena shpallet qyteti më jomiqësor në botë

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1669811024144.png

Vjena është shpallur qyteti më jomiqësor në botë. Ky është rezultati i vlerësimit të “Expat Ranging 2022”. Cilësia e jetës në Vjenë është shumë e lartë. Megjithatë, personat të cilët vijnë nga vendet e huaja për të punuar apo jetuar në Vjenë, e kanë të vështirë të bëjnë miq​

Në Vjenë ia vlen të jetosh, por vjenezët nuk janë aspak miqësorë. Në “Expat City Ranking 2022” nga organizata “Internationals”, Vjena renditet ndër dhjetëshen e parë për sa i përket cilësisë së jetës. Në kategorinë “Miqësia”, megjithatë, ajo doli sërish e fundit.

“Është për keqardhje sa jomiqësorë janë njerëzit këtu”, ka thënë një emigrant nga Suedia, i cili punon në Vjenë, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.

Në anën tjetër, Mexico City është votuar si qyteti më miqësor përpara Muskatit dhe Valencias, ndërkohë tri qytetet më jomiqësore janë në vendet gjiermanishtfolëse: Frankfurt është në vendin e 48-të, përpara Hamburgut, ndërsa vendin e fundit e zë Vjena.

Është gjithashtu për të ardhur keq që 46 për qind e të anketuarve thonë se vjenezët janë po ashtu jomiqësorë ndaj të huajve – ndërsa mesatarja botërore është vetëm 18 për qind. 43 për qind e emigrantëve e konsiderojnë popullsinë vjeneze përgjithësisht jomiqësore.

Rreth 54 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se është shumë e vështirë të miqësohen në Vjenë, madje 32 për qind nuk janë të kënaqur me jetën e tyre shoqërore, transmeton albinfo.at

Vjena shënon pikë në kategoritë e udhëtimit dhe shëndetit

Megjithatë, Vjena ka arritur të marrë pikë të larta në kategoritë “Udhëtim & Transport” (vendi i parë) dhe në kategorinë “Shëndet dhe Mirëqenie e Përgjithshme” (vendi i dytë). Emigrantët e përshkruan gjithashtu transportin publik si të përshtatshëm (97 për qind të kënaqur kundrejt 73 për qind globalisht) dhe me çmime të përballueshme. Kujdesi mjekësor dhe cilësia e lartë mjedisore u vlerësuan gjithashtu shumë mirë.

Përveç kësaj, Vjena nuk perceptohet si veçanërisht e shtrenjtë dhe renditet e nënta në indeksin e financave personale: 54 për qind e vlerësuan koston e jetesës pozitivisht (krahasuar me 45 për qind në mbarë botën). /albinfo
 
View attachment 160466

Para Zürichut se besoj
 
Back
Lartë