• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vendet europiane që po vuajnë nga temperaturat ekstreme anormale, vatra zjarri dhe përmbytje, ekspertët: Këto janë shenja të…

...

Kontributor
LV
0
 

Vendet europiane që po vuajnë nga temperaturat ekstreme anormale, vatra zjarri dhe përmbytje, ekspertët: Këto janë shenja të…

Bota po përjeton ndryshime anormale temperaturash dhe klime, me zjarre dhe stuhi që duhet se pasojnë njëra-tjetrën në një pjesë të konsiderueshme juglindore të kontinentit.


zjarr5.jpg
lg.php


Kushtet ekstreme klimatike kanë goditur Turqinë, Greqinë, Kroacinë, Italinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Rumaninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë etj. Në Turqi termometri ka arritur 50 gradë dhe flakët vdekjeprurëse kanë hyrë në ditën e tetë radhazi, duke nxitur evakuimin masiv të turistëve nga resortet turistike. Së paku 8 persona kanë vdekur deri më tani nga flakët në Mugla dhe Antalia.


Në Greqi, në kryeqytetin Athinë, banorët janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive, me dyert dhe dritaret mbyllura për shkak të cilësisë së ajrit si pasojë e zjarreve që kanë rrethuar qytetin. Të mërkurën ka pasur temperatura ekstreme të larta dhe zjarre të furishme në pjesë të tëra të Europës Juglindore.

Greqia po përballet me temperaturat më të padurueshme ndër dekada, teksa është vënë nën alarm të kuq përhapja e zjarreve. Shërbimi grek i zjarrfikjes të mërkurën u thirr për të ndërhyrë në 78 vatra të zjarreve, brenda 24 orësh.

Vapa në rajon pason flakët shkatërrimtare të javës së kaluar në Spanjë, sërish në Greqi dhe në ishullin italian të Sardenjës, si dhe përmbytjet katastrofike në Europën Veriore, që lanë më shumë se 200 të vdekur.

Ekspertët kanë thënë se kushtet ekstreme klimatike, si përmbytjet në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, si dhe valët e fundit të vapës dhe zjarreve përgjatë Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vende europiane, janë shenjë e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Thatësirat po bëhen gjithashtu përherë e më të shpeshta dhe të rënda në Europën Jugore, teksa autoritetet mjedisore kanë paralajmëruar se rajoni përballet me rrezikun më të madh nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në kontinent.

“Në Turqi dhe në Italinë Jugore të dhënat tregojnë se emetimet dhe intensiteti i zjarreve po rritet me shpejtësi të madhe dhe se vende si Maroku, Shqipëria, Greqia, Maqedonia Veriore dhe Libani janë gjithashtu të prekura”, ka njoftuar Shërbimi “Copernicus” për Monitorime Atmosferike (CAMS) (program i Bashkimit Europian).

Komisioni Europian ka bërë të ditur se është duke luftuar kundër kohës rreth mobilizimit të mbështetjes për operacionet e fikjes së zjarreve në vendet më të goditura.

Dy aeroplanë kundër zjarrit janë dërguar të mërkurën nga Franca drejt zonave të prekura në Itali, ndërsa dy të tjerë nga Qiproja po i ndihmojnë operacionet në Greqi. Holanda dhe Republika Çeke kanë dërguar avionë në Shqipëri, ndërsa Sllovenia ka angazhuar 45 zjarrfikës në Maqedoninë e Veriut. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në “Twitter” se po e ndjek situatën me shqetësim të madh.

“Solidariteti europian është në veprim për t’i luftuar këto zjarre të tmerrshme. Jemi me ju!”, ka thënë ajo.

Ndërkohë në Kosovë zona e Gjilanit është në një gjendje më alarmante se vatrat e tjera të zjarreve në disa rajone të vendit.

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lloj aktiviteti që mund të provokojë zjarre në këtë kohë temperaturash të pazakonta për të gjithë rajonin.



lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

© Panorama.al
 
Back
Lartë