• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vdekja e 4 turistëve në hotelin në Qerret, dyshohet se pasi kishin konsumuar alkool dhe kokainë kishin kaluar në overdozë

...

Kontributor
LV
0
 

Vdekja e 4 turistëve në hotelin në Qerret, dyshohet se pasi kishin konsumuar alkool dhe kokainë kishin kaluar në overdozë​


Eventsauna

lg.php


Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor thanë për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.


(BalkanWeb)
 
Te vdesin 4 persona njeheresh nga overdoza eshte e pamundur. Me duket me e besueshme te jene asfikuar ne sauna.
 
Back
Lartë