• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

VALA SUPERLIGA

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
LV
0
 
Tani klubet kosovare blejnë në Shqipëri
Deri përpara 1 apo 2 sezonesh kampionati kosovar shikohej vetëm si një trampolinë nga futbollistë të ndryshëm për tu rritur si lojtarë dhe për tu transferuar më pas në Shqipëri ose në ndonjë kampionat tjetër më të rëndëisshëm. Por me pranimin e Kosovës në Uefa dhe Fifa, ky trend ka ndryshuar pasi tashmë edhe skuadrat kosovare mund të luajnë në kompeticionet europiane dhe futbollistë të ndryshëm po lënë Shqipërinë por edhe liga të tjera më të forta për tu transferuar në Superligën kosovare. Debatik Curri dhe Armend Dallku ishin dy të parët që zgjodhën të beheshin pjesë e Prishtinës verën e kaluar ndërsa më pas atyre iu bashkua një tjetër ish futbollist i përfaqësueses kuqezi, sulmuesi Ahmed Januzi. Këtë verë merkato në Kosovë pritet të jetë akoma më e nxehtë sepse Kushtrim Lushtaku i cili edhe shpall kampion me Kukësin, u largua nga verilindorët për të kaluar te Trepca 89 mund të jetë vetëm i pari i një liste të gjatë futbollistësh që mund të lënë kategorinë Superiore për tu bërë pjesë e Superligës kosovare. Liria e Prizrenit është një nga skuadrat më aktive dhe po lëviz për tu përforcuar me lojtarë nga kampionati shqiptar kjo edhe për faktin se drejtimin e skuadrës që e mbylli sezonin e fundit në Kosovë në vendin e 8-të e ka marrë ish kapiteni legjendar i Skënderbeut Bledi Shkëmbi. Këtij të fundit te Liria mund ti bashkohen emra të rëndëishëm pasi sëfundmi po përflitet që Shkëmbi ka arritur të bindë, Endri Vrapin, Jetmir Sefën dhe Artur Maganin që në sezonin e ri të jenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Transferimi i këtyre 3 futbollistëve në Superligën kosovare mund ti hapë rrugën të tjerë emrave me peshë deri në fund të merkatos.
 
View attachment 900
Mirel Josa, Drejtori Sportiv i Prishtinës
Mirel Josa pjesë e Futboll Klub Prishtinës në Kosovë në rolin e drejtorit sportiv. Trajneri me shumë eksperiencë në futbollit shqiptar dhe presidenti i skuadrës kosovare Remzi Ejupi nënshkruan marrëveshjen njëvjecare, më synim ngritjen në një nivel më të lartë në aspektin organizativ dhe në rezultate klubin më të titullar në Kosovë.

Në një prononcim për faqen e Prishtinës, Josa theksoi se e kishte pranuar ftesën e Ejupit jo se kishte mbetur i paangazhuar në rolin e trajnerit por sepse dëshironte të bëntë dicka ndryshe jashtë Shqipërisë. Josa sqaroi më tej se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me trajnerin Arsim Thaci, por kurrsesi nuk do të ndërhyjë në punën e tij.

Nga ana tjetër presidenti i Ptishtinës Remzi Ejupi vuri theksin te përvoja e Josës në krye të skuadrave më të mira Shqiptare, në Kategorinë Superiore dhe në pjesëmarrjet në kompeticionet europiane. Ai u shpreh i bindur se 54-vjecari do ta ndihmojë Prishtinën për t’u ngjitur në vendin ku i takon.
 
Back
Lartë