• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Vajza 5-vjeçare vritet tragjikisht nga tufa e majmunëve teksa luante me shokët në fshat

...

Kontributor
LV
0
 

Vajza 5-vjeçare vritet tragjikisht nga tufa e majmunëve teksa luante me shokët në fshat​



majm.png



Një vajzë pesë-vjeçare ka vdekur tragjikisht në Indi pasi u sulmua nga një tufë majmunësh të egër teksa luante me shokët në fshatin e saj.

E vogla e quajtur Narmada po luante me bashkëmoshatarët pranë lumit Nakatiya në rajonin Uttar Pradesh, kur ajo dhe shokët u sulmuan nga një tufë e madhe, e egërsuar majmunësh.

Fshatarët vendas nxituan të vinin në ndihmë të fëmijëve që nisën të ulërisnin për ndihmë dhe arritën të merrnin Narmadan e plagosur nga majmunët.

Babai i saj Nand Kishore përshkruante sesi vajza e tij, më e vogla e tre fëmijëve, po qante për ndihmë kur ai erdhi në skenën e sulmit.

Fëmija i përgjakur kishte thuajse në të gjithë trupin plagë kafshimesh dhe megjithse u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Duke folur për të përditshmen vendase Times of India, ai tha: “Majmunët ishin shumë agresivë dhe kishin kafshuar kudo bijën time. Kur unë erdha në vend ajo po ulëriste për ndihmë”.

Kreu i policisë në Bithri Chenpur, Ashok Kumar, tha: “Familja do të marrë kompensim sipas ligjit të caktuar për këto tragjedi”.

“Vendasit kanë kërkuar vrasjen e majmunëve me gracka. Ne i kemi sugjeruar të kërkojnë ndihmë nga departamenti i pyjeve për mënyrën si të veprojnë”, shtoi ai.

Sulmi që la të vdekur fëmijën pesë-vjeçar është tragjedia me e fundit e shkaktuar nga majmunët në Indi, ku popullsia e këtyre kafshëve llogaritet në rreth 50 milionë.

Në dhjetor rezidentë të tmerruar panë sesi turma masive majmunësh vranë më shumë se 200 qen në fshatin Majalgaon, Maharashtra, disa prej të cilëve i morën në ndërtesa të larta për t’i hedhur poshtë prej tyre.




se-1-1.png



Një vajzë pesë-vjeçare ka vdekur tragjikisht në Indi pasi u sulmua nga një tufë majmunësh të egër teksa luante me shokët







Top Channel
 
Back
Lartë