Sipas gazetës franceze L’Equipe, te PSG janë të bindur se UEFA do të ndëshkojë kampionët e Francës, pas hetimit të kryer e që e nisën në fillim të këtij sezoni. Në Paris ekziston frika se UEFA do të aplikojë mbi ta sanksione të ngjashme si ato të vitit 2014, kur ajo i vuri një limit për sa i përket nivelit të humbjeve të klubeve.
Përpara 4 viteve, ky limit ishte 60 milionë euro dhe Paris SG e ka tejkaluar ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në vitin 2015 deficiti mes blerjeve e shitjeve të lojtarëve të Parisit ishte 92.2 milionë euro; në 2016-n ishte 78.7 milionë euro; ndërsa në vitin 2017 ky deficit arriti deri në 144 milionë euro.
Vlen të theksohet se në këtë pikë nuk është përfshirë blerja e Mbappe, i cili erdhi nga Monaco në formë huazimi me detyrim blerje për 180 milionë euro.