• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

UEFA ndal PSG-në, nuk ka më shpenzime të çmendura

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
psg2018-546x350.jpg
Fair Play Financiar i UEFA-së, do t’i vë sanksione kampionëve të Francës. Paris Saint-Germain po përgatitet për sanksionet e UEFA-s për mosrespektim të rregullit të Fair Play Financiar.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, te PSG janë të bindur se UEFA do të ndëshkojë kampionët e Francës, pas hetimit të kryer e që e nisën në fillim të këtij sezoni. Në Paris ekziston frika se UEFA do të aplikojë mbi ta sanksione të ngjashme si ato të vitit 2014, kur ajo i vuri një limit për sa i përket nivelit të humbjeve të klubeve.

Përpara 4 viteve, ky limit ishte 60 milionë euro dhe Paris SG e ka tejkaluar ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në vitin 2015 deficiti mes blerjeve e shitjeve të lojtarëve të Parisit ishte 92.2 milionë euro; në 2016-n ishte 78.7 milionë euro; ndërsa në vitin 2017 ky deficit arriti deri në 144 milionë euro.

Vlen të theksohet se në këtë pikë nuk është përfshirë blerja e Mbappe, i cili erdhi nga Monaco në formë huazimi me detyrim blerje për 180 milionë euro.
 
Back
Lartë