• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

U vodh në Itali, shitej në Vorë! Vegla muzikore e vitit 1700 iu rikthye karabinierëve italianë

...

Kontributor
LV
0
 

U vodh në Itali, shitej në Vorë! Vegla muzikore e vitit 1700 iu rikthye karabinierëve italianë​



clavikord.png


Një clavikordë (vegël muzikore antike e shekullit XVIII, pjesë e trashëgimisë kulturore italiane), e cila u grabit në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës, është gjetur në një dyqan instrumentesh muzikore në Vorë.

Kjo vepër e rrallë, pjesë e paçmueshueshme koleksioni, iu dorëzua sot palës italiane në një ceremoni në Ministrinë e Drejtësisë, me prezencën e ministrit të drejtësisë Ulsi Manjës, ministres së kulturës Elva Margariti dhe Komandanti i komandës së Karabinierëve për trashëgiminë kulturore Roberto Riccardi.

Vjedhja ndodhi në Konservatorin ‘Arrido Boito’ në Parma natën e vitit të ri në 2015. Vetëm pas kthimit në janar u vu re mungesa e këtij antikuari. Pjesë e Koleksionit ‘Laura Alvini’, një koleksion instrumentesh të lashta me tastierë që i përkisnin pianiste e njohur milaneze, e cila vdiq në janar 2005. Vlera e saj është mijëra euro.

Bashkëpunimi për kthimin e instrumentit ka nisur që në 2018, por duke qenë se në të ishin përfshirë shumë institucione, përfshi edhe prokuroritë e dy vende I gjithë procesi ka kërkuar kohë, duke u finalizuar vetëm këtë të martë.


Top Channel
 
Back
Lartë