• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

U fundos 80 vjet më parë, anija ndot ende Oqeanin e Ngrirë të Veriut

...

Kontributor
LV
0
 

U fundos 80 vjet më parë, anija ndot ende Oqeanin e Ngrirë të Veriut​




Një anije e mbytur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të lëshojë elemente toksike në fundin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Sipas hulumtimeve, mbetjet e anijes po ndikojnë në mikrobiologjinë detare, edhe pse ajo është fundosur 80 vjet më parë.

Anija fillimisht shërbeu si një peshkarexhë, por më pas u përdor për patrullim nga marina gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjashtë avionë të Forcave Ajrore Britanike që patrullonin në bregdetin belg sulmuan anijen, më 12 shkurt 1942. Dy bomba goditën anijen, duke bërë që ajo të mbytej me shpejtësi. Sulmi u mori jetën 11 marinarëve dhe fundosi të gjithë ngarkesën e anijes që përmbante municione dhe rezerva qymyri.

221018130504-01-john-mahn-shipwreck-1280x720-1-1024x576.jpg


Një grup studiuesish filluan të analizojnë ndikimin e mbetjeve të anijes, si pjesë e një projekti madhor që ka për qëllim të hetojë rrënojat e mbetura në shtratin e oqeaneve. Mostrat nga kjo anije, zbuluan metale të rënda si nikeli dhe bakri, por edhe arsenik. Gjithashtu, nga analizat dolën edhe kimikate që gjenden në benzinë, qymyr dhe naftë.

v_1302-1022x720-1.jpg


Sipas ekspertëve, në Oqeanin e Veriut, përveç mbetjeve nga anije të shumta të mbytura, gjenden edhe municione si predha dhe bomba të hedhura pas përfundimit të luftërave botërore. Për këtë arsye, ata theksojnë se pavarësisht vlerave historike që mbetjet kanë, autoritetet përkatëse duhet të jenë të kujdesshme në trajtimin e tyre dhe mbrojtjen e ekosistemit të oqeaneve.

shipwreck-sea-cloud-1200x720-1-1024x614.jpg


https://www.facebook.com/sharer.php...e-anija-ndot-ende-oqeanin-e-ngrire-te-veriut/
 
Back
Lartë