• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

U ekzekutua nga bashkëshorti, qindra qytetarë në Mal të Zi protestojnë për 19-vjeçaren shqiptare

...

Kontributor
LV
0
 

U ekzekutua nga bashkëshorti, qindra qytetarë në Mal të Zi protestojnë për 19-vjeçaren shqiptare​



shejla.png



Qindra qytetarë protestuan sot në Mal të Zi për vrasjen e 19-vjeçares Shejla Bakija.

Vrasja e të resë nga bashkëshorti dy ditë më parë, tronditi komunitetin në Tuz të Malit të Zi.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe qytetarë të thjeshtë kanë dalë këtë të diel në rrugë dhe kanë kërkuar hetimin e plotë për rastin dhe arrestimin e autorit.

Ata thonë se policia ka heshtur gjatë kohës kur e reja ka bërë denoncime për dhunë, duke çuar kështu në vrasjen e saj.

Ilir Gjokaj shkoi në shtëpinë e Shejlës dhe e qëlloi për vdekje atë dhe gjyshen e saj.
Policia e ka shpallur në kërkim, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Në të gjithë rajonin janë raportuar raste në rritje të dhunës dhe vrasjes së grave. Në shumicën e ngjarjeve, vajzat kishin raportuar më herët për dhunë në polici, por sërish gjetën veten të pambrojtura përballë burrave vrasës.


Top Channel
 
Pfffffff. E rend. Shum e rend. Me trishtojn kto ngjarje. Nje adoleshente 19 vjecare dhe nje grua ne moshe. 2 jete njerzish. Dhe kushedi sa te tjer do jetojne si te vdekur e me zemren bosh si pasoj e kesaj ngjarje. Po mvika me verte shum keq. ☹️ Gjynaf! Ngushellime familjes dhe qofshin te Xhenetit.

P.S cdo vrasje esht shqetesuese. Qofte viktima: grua, burre, shqiptar, i huaj, i bardh, i zi. Dhe vrasja e nje kafshe esht shqetesuese e jo me vrasja e nje njeriu. Vlen me teper per tu analizuar me ne tersi perse po shtohen kriminelet (meshkuj dhe femra) ne shoqeri dhe cfar mund te bejme per ta ndaluar kete rritje. Nese kemi nje kriminel ne shoqeri, dhe nese nuk vret nje grua, do vrasi nje burre. Pra problemi nuk zgjidhet nese nuk vriten me gra. Gjithsesi, mendoj qe vete ngjarja esht mjaftueshem e rend dhe ka mjaftueshem viktima. Nuk esht e nevojshme ti jepet vemendje viktimizimit te shoqates se grave ne keto raste. Esht turp per mediat t’i perdorin keto fatkeqsi per t’i dhene vemendje dickaje tjeter.
 
Back
Lartë