• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Turizmi, kalaja Gjirokastrës më e vizituara, rekordin e muzeve e mban “Gjergj Kastrioti” në Krujë

...

Kontributor
LV
0
 

Turizmi, kalaja Gjirokastrës më e vizituara, rekordin e muzeve e mban “Gjergj Kastrioti” në Krujë​


Nga
American Eye
-



Turizmi i cili gjatë këtij viti arriti të tejkalonte edhe shifrat e periudhës para pandemisë, duket se ka shënuar rikthim të turistëve edhe në muze, kala apo parqe arkeologjikë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Kulturës, tregojnë se gjatë muajit shtator 2022, vihet re rritje prej 58% të numrit të vizitorëve në çdo institucion kulture krahasuar me të njëjtin muaj të 2021. Ndërsa rritja për periudhën 9-mujore është 73% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Por cilat janë objektet kulturore më të preferuarat nga turistët për t’u vizituar.

Sa u takon muzeve në gjithë vendin për 9-mujorin, rekordin e mban Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me 57.6 mijë vizitorë teksa në vend të dytë është Muzeu Historik i Tiranës.

I treti në renditje për nga numri i vizitorëve është ai Ikonografik Onufri në Berat. Më pas vjen Muzeu “Shtëpia me gjethe”.

Në total nga janari në shtator muzetë në gjithë vendin i kanë vizituar 206 mijë vizitorë me një rritje më shumë se 1.2 herë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon vizitave në kala në vend gjatë 9 mujorit, rekordin e mban Kalaja e Gjirokastrës që ka mirëpritur gati 115 mijë turistë në vendin e dytë është Amfiteatri dhe të tretë Kalaja e Porto Palermos me 12.6 mijë vizitorë.

Në total kalatë i kanë vizituar 150 mijë qytetarë me një rritje 30% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lidhur me vizitorët në Parqet Arkeologjike në vendin e parë qëndron ai i Shkodrës që ka në përbërje të tij Kalanë e Rozafës, Kapitanerinë e Kalasë dhe Kishën-Xhami. Parku ka një sipërfaqe prej 70 hektarësh.

Numri i vizitorëve si 9-mujor në këtë park është rreth 82 mijë. Parku Kombëtar i Butrintit vjen i dyti për nga numri i vizitorëve me mbi 70 mijë ndërkohë që ai i Apolonisë i treti me 44 mijë.
Në total në Parqet Arkeologjike në gjithë vendin si 9-mujor kanë qenë 207 mijë vizitorë me një rritje 78 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitat më të larta në muze, kala e parqe arkeologjike ishin të pritshme në kushtet e një rimëkëmbjeje të plotë të sektorit të turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator në vend hynë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj.

Kjo shifër është 32% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18% më shumë se janar-shtatori i 2019-s, që mbante deri tani rekordin si viti më i mire turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9 mujorin e 2019-s./Monitor
 
Back
Lartë