• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Triumfuan në maratonën e Afganistanit mes qindra ushtarakëve, ja kush janë 3 shqiptarët që thyen rekord

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Janë tre ushtarakë shqiptarë të batalionit që shërben në Herat në Afganistan, që kanë thyer një rekord duke u vlerësuar me medalje, në vrapim 5 dhe 10 kilometra.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sot ka ndarë në rrjetet sociale fotot e tyre me flamurin shqiptar, por se duhet thënë se ministria e Mbrojtjes e ka marrë informacionin 10 ditë me vonesë, ndërkohë që maratona ku ata kanë marrë pjesë dhe janë vlerësuar me vendet e para është zhvilluar në 28 maj.
Bëhet fjalë për ushtarakët Anis Plaku, Florian Kokoja dhe Nertil Kasmi që u renditën në më të mirët e maratonës, mes dhjetëra ushtarëve që garuan dhe që janë pjesë e trupave paqeruajtëse nga shumë shtete.

“Ushtarakët shqiptarë na nderojnë dhe ngrenë lart flamurin sa herë u jepet mundësia. E bëjnë këtë përditë duke shërbyer brenda dhe jashtë vendit, por këtë herë e bënë në një garë sportive në #CampArena në #Herat të Afganistanit, me rastin e Ditës së Kujtimit të ushtarakëve të rënë” shkruan Xhacka në rrjetin social twitter, ndërsa dhe nga Shqipëria kemi një ushtar të rënë në Afganistan, kapiten Feti Vogli, i ndarë nga jeta në 21 shkurt 2012.
 
Back
Lartë