• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tribunat e boshatisura në ndeshjen Feronikeli – Milan, gazetari italian thotë se ua di ‘hallin’ kosovarëve

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Rrugët që dërgonin në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ishin të mbushura si kur luan Përfaqësuesja e Kosovës dhe vërehej që numri i tifozëve nuk ishte i madh, për shkak të çmimit të lartë të biletave. Por ata që ishin, ishin përgatitur në maksimum me fanella dhe me shalle, ishin nisur për t’i parë yjet, shumë prej tyre për herë të parë.

Milani qëndroi për 12 orë në Kosovë, fitoi 2:0 dhe dhuroi shumë dashuri për tifozët shqiptarë. Në tribunat për medie ishte edhe Enrico Currò, gazetar i “La Repubblica”-s, i cili në shikim të parë dukej i habitur për numrin e vogël të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sikur të ishte vetëm kjo, ai shprehu huti edhe për gabimet në protokollin e ndeshjes, ku disa nga futbollistët e Feronikelit kishin numër tjetër në fanellë, e tjetër në protokoll. Gjithë kjo shkaktoi telashe te gazetari italian, i cili kërkoi ndihmën e gazetarëve kosovarë për ta kryer punën e tij.

Enrico Currò pa përtesë pranon pyetjet e një interviste të gjatë nga gazeta “Zëri”. Gazetari nga Italia nuk ka ngurruar të flasë për miqësoren mes kampionit të Kosovës dhe Milanit, për futbollin e Kosovës, si dhe për Përfaqësuesen kosovare.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, fatkeqësisht ishin vetëm tre mijë tifozë shkaku i çmimeve të larta të biletave.

Lidhur me këtë, Enrico thotë se e kupton mungesën e tifozëve në tribuna.

“Natyrisht se duhet të ishin më shumë por unë e di se çmimet e larta ishin problem për njerëzit, megjithatë vizita e një klubi të madh në Kosovë ishte një sukses”, tha fillimisht Enrico për gazetën “Zëri”.

Gjyqtarët që drejtuan miqësoren Feronikeli – Milan ishin nga Kosova. Enrico thotë se nuk pa asnjë vendim të çuditshëm.

“Unë nuk kam vërejtur asnjë vendim të çuditshëm ose të gabuar në ndeshjen në fjalë”, tha ai.


Shkruar nga: Arsim
 
Back
Lartë