• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1711626994714.png

Të dukesh i/e zgjuar dhe emocionalisht inteligjent nuk ka të bëjë vetëm me idetë apo shprehjet që po përpiqesh të përcillni, por edhe mënyra sesi e thoni këtë gjë

Njerëzit shpesh përdorin fjalë dhe shprehje më inteligjente për t’u dukur më të thellë dhe depërtues. Kjo në fakt mund të ketë një efekt negativ, duke e lënë personin tjetër të ndihet i/e vetëdijshëm dhe i/e gjykuar.


Herën tjetër që të flisni me dikë, provoni të përdorni këto tre shprehje të thjeshta që në fakt, i përdorin kryesisht njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale.

1. “A mund të më tregosh më shumë për këtë?”

Kur dikush ju beson, veçanërisht për diçka të ndjeshme ose të rëndësishme, mendimi juaj i parë nuk duhet të jetë një gjykim i rastit.

Njerëzit me një koeficient të lartë emocional bëjnë pyetje që e bëjnë personin përballë të ndihet i/e dëgjuar dhe i/e pranuar dhe e shtyjnë drejt detajeve të reja dhe rrëfimeve të gjata dhe pa doreza, shkruan CNBC.

2. “Unë mendoj…”

Kur je duke korrigjuar dikë ose duke dhënë një mendim, të thuash “ky ishte problemi” del si ofenduese dhe e vrazhdë.

Njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë të lartë shmangin këto lloj deklaratash. Ata në fakt, bëhen më pranues të mendimeve dhe gjykimeve të të tjerëve, duke dhënë edhe idenë e tyre shumë thjeshtë dhe pa shumë pompozitet.

1711627016876.png

3. “A mund të më japësh ndonjë këshillë?

“Sa do e çuditshme tingëllon, kërkimi i këshillave mund t’ju bëjë të dukeni më të zgjuar. Në fund të fundit, duhet pak inteligjencë emocionale dhe vetëdije që ta kuptoni se nuk i dini përgjigjet për çdo situatë apo ngjarje, citon Anabel.


Një nga pengesat më të mëdha për këtë qasje është ankthi dhe kjo ju ndalon të ndërmerrni hapin e parë që mund të çojë në një kontakt kyç biznesi, një mundësi të re pune ose një partner/e romantike. Ndaj, mos kini mëdyshje sa herë mendoni se keni nevojë për këshilla. /Telegrafi/
 
Back
Lartë