• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Treni për tek bota më e mirë!

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Treni për tek bota më e mirë!

Më fal zotëri, kur do të vije treni për në botën më të mirë...?, pyeti djaloshi plot kureshtje.

Për cilën botë e ke fjalën...?, e pyeti përgjegjësi i trenave.

Për në botën e gjyshit tim, botën për të cilën gjyshi më tregonte çdoherë për të.
Botën në cilën njerëzit ende kanë mbetur njerëz.
Botën në të cilën në ndërgjegjen e njerëzve ende ka mbetur njerëzillak.
Botën në të cilën qielli është i mbushur nga zogj mirësie.
Botën në të cilën zemrat janë të zbrazura nga xhelozia, smira, inati dhe urrejtja ndaj njëri tjetrit.
Botën në të cilën fqinji është kujdestar i fqinjit të tij, miku i mikut, i afërmi i të afërmit, dhe vëllai është vëlla për vëllain e tij.
Botën në të cilën miku është pranë mikut kur ai ka nevojë për ndihmë apo është në vështirësi.
Botën në të cilën të afërmit kanë prioritet dhe përparësi në afërsi dhe mirësjellje ndaj tyre.
Për tek kjo botë, e dua trenin tim...!, i tha djaloshi përgjegjësit të trenave.

I habitur, i stepur nga këto fjalë të djaloshit të vogël, përgjegjësi i trenave i tha: O biri im, stacioni i fundit i këtij treni ishte në zemrën e gjyshit tënd. Biri im, ky tren është larguar nga binarët dhe më nuk do të udhëtoj...

P.S, Mirëmëngjes miq, paqi një të Diele të bukur pranë familjeve tuaja. A thua mund ta rikthejmë një tren të tillë përsëri në binarët e tij dhe ta bëjmë që të udhëtoj me krenari mes përmes zemrave tona...?


download.png
 
Destinacioni i fundit është në botën tjeter. Vetëm aty mund ta gjejmë atë botën e bukur të djaloshit...
 
Destinacioni i fundit është në botën tjeter. Vetëm aty mund ta gjejmë atë botën e bukur të djaloshit...

Nuk mund te jem kaq pesimist. Mund te mos kete bote te tille ne teresi, si e djaloshit qe e kerkonte, por njerez qe jetojne ne kete bote, ka te atille.
 
Nuk mund te jem kaq pesimist. Mund te mos kete bote te tille ne teresi, si e djaloshit qe e kerkonte, por njerez qe jetojne ne kete bote, ka te atille.
Ka te atille po,,por ku jane,? Perse po mundohen te gjithe te fshehin miresin ose paqen,? E vetmja gje qe po ven ne dukje eshte lufta per te qen i pari,,zilia dhe ambicia ka mposhtur cdo ndjenje njerezore dhe te gjithe po rendin per diku,,pa e kuptuar qe kur te arrin ne destinacionin qe donin vetem atehere do kuptojn qe fituan nje asgje te madhe...
Shume paqsor shkrimi jote @Liber8 do ishte bukur te kishte realisht shume njerez me shume ndjenja te tilla pozitive.?
 
Quaje pesimizëm apo realitet, përgjigja e përgjegjësit të trenit nuk e vret dot shpresën dhe besimin e një zemre të çiltërt të një fëmije. Është e ardhmja jonë që do ndërtojë trena tjerë ….
Përshëndetje @Liber8 ?
Të dielë të bukur edhe ty ?
 
Back
Lartë