Tekniku i Bayern Munich ka thënë se janë të vetëdijshëm për sfidën e vështirë që i pret në ‘Santiago Bernabeu’, por do të bëjnë gjithçka për të kaluar në finale.
“Ne kemi treguar këtë sezon se mund të kalojmë vështirësitë. Madridi ka shumë lojtarë me përvojë në këtë nivel. Ne jemi këtu të luajmë një ndeshje të mirë dhe të shfrytëzojmë të gjitha mundimtë që na jepen. E dimë që do të luajmë kundër kampionëve”, ka deklaruar Heynces.
“E dimë se do të jetë vështirë. Real Madrid është një kundërshtar i vështirë, por të atillë jemi edhe ne. Do të bëhemi një kundërshtarë i vështirë, do të luftojmë”.
“Ne kemi arritur shumë por kemi edhe një qëllim që duam të arrijmë. Ne duam të kalojmë në finale edhe pse e dimë që Reali do të bëjë gjithçka për të na penguar”.