• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Trajneri çek pas humbjes në futboll: Meritoj ekzekutim në publik

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
trajneri-555x350.jpg
Karel Jarolim është larguar nga pozita e trajnerit të ekipit të Republikës Çeke në futboll, pasi lojtarët e këtij shteti janë përballur me humbje kundër ekipit të Rusisë me rezultat 5-1.

“Karel Jarolim ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar çek me marrëveshje të përbashkët. Faleminderit trajner”, ka njoftuar Asociacioni i Futbollit të Çekisë, përmes një postimi në Twitter.

Humbja e këtij ekipi në një ndeshje miqësore më 10 shtator në qytetin rus, Rostov-on-Don ka shënuar humbjen më të rëndë për Republikën Çeke, prej kur është ndarë Çekosllovakia më 1993.

“Ndihem shumë keq, besoj se meritoj një ekzekutim publik, është faji im”, ka thënë Jarolim, duke thënë se ekipi me siguri do të ketë nevojë për “stimulim”.

Humbja në Rostov ka pasur një tjetër humbje kundër Ukrainës javën e kaluar me rezultat 2-1.

Jarolim, 62 vjeçar ka qenë trajner i këtij ekipi nga viti 2016, derisa nuk ka arritur ta kualifikojë Republikën Çeke në Kampionatin për Kupën e Botës që është mbajtur këtë vit në Rusi.

Asociacioni i futbollit ka thënë se do ta zhvillojë takime me kandidatët potencialë për ta zëvendësuar ish-trajnerin.

The post Trajneri çek pas humbjes në futboll: Meritoj ekzekutim në publik appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë