• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Torturoi dhe vrau 6-vjeçarin: Njerka e dënuar me burgim të përjetshëm sulmohet në qeli

...

Kontributor
LV
0
 

Torturoi dhe vrau 6-vjeçarin: Njerka e dënuar me burgim të përjetshëm sulmohet në qeli​


Emma Tustin u ankua se të burgosurat e tjera e kanë goditur në burg dhe e kanë gjuajtur me kripë, por ky trajtim i bërë asaj nuk është asgjë krahasuar me vuajtjet që 32-vjeçarja i shkaktoi djalit të vogël 6-vjeçar të partnerit të vet.

Njerka përbindësh, siç e quajnë mediat angleze, u dënua me burgim të përjetshëm pasi torturoi dhe vrau thjeshtrin e vet, ndërsa babai i fëmijës u dënua me 21 vite burg pasi nuk u kujdes për të birin, por përkundrazi, e nxiste dhunën e Tustin ndaj tij.

Vogëlushi, Arthur Labinjo-Hughes u përball me torturat e njerkës gjatë periudhës së izolimit, kur duhet të qëndronte i mbyllur në shtëpi me të dhe të atin, teksa e ëma biologjike vuante prapa hekurave një dënim për agresion.

Pasi e ndëshkonte vogëlushin duke e lënë veç të tjerash dhe pa ngrënë, ndërsa ai i lutej për bukë, Tustin ia përplasi kokën duke i shkaktuar një lëndim që rezultoi fatal, e më pas, foton e trupit të pajetë të 6 vjeçarit ia dërgoi babait të tij, Thomas Hughes.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e saj në Solihull të Anglisë.

32-vjeçarja ankohet se të burgosurat e tjera po e kërcënojnë në mënyrë të vazhduar, por opinioni publik nuk është aspak në anën e saj.



Top Channel
 
Back
Lartë