• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Toni Kroos terhiqet nga kombëtarja

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
LV
0
 
Toni Kroos nuk do të luajë më për Gjermaninë. Kështu ka deklaruar përmes një postimi në Instagram mesfushori dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës kombëtare.

“Kam luajtur 106 ndeshje me Gjermaninë. Nuk do të ketë më një tjetër. Do të kisha dashur, dhe dhashë gjithçka, që të luaja 109 ndeshje dhe të fitonim Kampionatin Europian”, shkroi Kroos në Instagram.

“E kisha marrë vendimin për t’u tërhequr pas këtij turneu prej shumë kohësh, e kisha të qartë që nuk do të isha në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Kryesisht dua të përqendrohem tek objektivat me Real Madrid në vitet që vijnë dhe do të kem mundësi të bëj ca pushime, të cilat nuk i bëja dot gjatë 11 viteve të kaluara. Gjithashtu, si bashkëshort dhe baba, do të doja të kaloja më shumë me familjen time”.

Kroos falënderoi gjithashtu trajnerin Joachim Löw dhe i uroi fat pasuesit të tij, Hansi Flick.
A2cnn
 
Back
Lartë