• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

...

Kontributor
LV
0
 

“Me vullnetin tim të lirë”/ Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit: Është e parevokueshme​




tom-doshi.jpg



Tom Doshi ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

Në një letër të firmosur nga ai, Doshi i kërkon KQZ ta zëvëndësojë atë, ndërsa thotë se dorëheqja është e parevokueshme,.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit.

Kujtojmë se PSD, partia e tij, deri më tani ka marrë 3 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit.

Më herët ambasada amerikane ishte shprehur kundër kandidimit të tij në zgjedhje. Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”. Kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, nga ku tashmë ka dhënë dorëheqjen.

tomm.jpg




Top Channel
 
Mire e boni?
 
Sa keq nuk do ha buk....do ngelin vilat edhe restorantet pa deputet
Mos u ngopshit !
Sa me shum te keniii me shum doni
Ndaj ngeli ky popull mbrapa se ju vetem merrniiii
Asgje ai japin iiii sa ftyr e keqe eshte ???
 
Back
Lartë