• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Toka lëkundet çdo 26 sekonda, shkaku nuk dihet

...

Kontributor
LV
0
 
Toka lëkundet çdo 26 sekonda, shkaku nuk dihet

lg.php

Toka është një planet në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse këto lëvizje i identifikojmë më së shumti kur ndodhin fatkeqësi natyrore, si përshembull tërmetet, që gjenerohen nga përplasja ose rrëshqitja ndaj njëra tjetrës të pllakave tektonike. Evente shpesh herë katastrofike, por që ende sot nuk arrihen të parashikohen ekzaktësisht.
Por shumë pak dinë që ekziston një lëkundje, edhe pse shumë e lehtë, e cilësuar si mikrosizmike, që ndodh në mënyrë të pashmangshme çdo 26 sekonda, dhe përfshin të gjithë rruzullin tokësor. Një lëvizje, për më shumë, të cilës ende sot nuk i dihet shkaku.

I pari që ka identifikuar lëkundjen misterioze ka qenë në vitet ’60 gjeologu amerikan Jack Oliver, i Columbia University. Në atë kohë, ai nuk kishte mundësi të regjistronte me instrumente diçka kaq të lehtë, por konstante. Në vitet ’80 një tjetër studiues, Gary Holocomb, vuri re se lëkundja ishte më e fortë gjatë stuhive, por kjo dukuri nuk shpjegonte si gjenerohej, dhe ku.
Vendodhja ku mendohet se ka burimin lëkundja

Teoritë janë të shumta, nga ndikimi i rrezeve diellore, një vullkan nënujor ose një burim i panjohur energjie, por teoria më e ndjekur sot për sot është ajo që lëkundja, harmonike dhe ekzakte, vjen nga valët e oqeanit, që përplasen me platformën kontinentale.
Një lëvizje pothuajse “simfonike”, ndoshta e vjetër sa vetë Toka, që intereson pothuajse të gjithë planetin, fillon në Amerikën e Veriut dhe përfundon duke u përplasur në gjirin e Guinesë, aty ku sipas instrumenteve buron lëkundja, çdo 26 sekonda.

Viti 2020 ka qenë një nga më të ”heshturit” e historisë moderne, me pjesë të aktiviteteve njerëzore që u bllokuan për muaj të tërë nga masat kundër pandemisë. Heshtja e planetit ka evidentuar edhe më shumë lëkundjen e përhershme, dhe studiuesit mendojnë se të dhënat që u mblodhën gjatë vitit 2020 mund të shpjegojnë një herë e mirë misterin e kësaj dukurie.

LajmiFundit.al
 
Proces gjeofizik normal eshte. Termetet kane egzistuar dhe do egzistojne bashke me historine e njerezimit.
 
Kur se dijn gjith ato shkencetar do e gjejm ne ? !
Ne japoni nji shkencetar japonez ka parashikuar qe do bije termet vetem 1 sekond para se te ndodhte !
 
Njerez shume shenja nga dita e kijametit
Shkruar ne KUR`AN kane dale...
DITA E KIJAMETIT PO AFRON....
Pritet dhe dalja e Dexhallit.
 
Shifi me imtesi...... gjerat
Shenjat e vogla po dalin te gjitha
Dhe toka ka per tu bere rrafsh..... ja ku u dha dhe ky sinjal.....
Personalisht kam frike Allahun
 
Back
Lartë