• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Tjetër përplasje me SHBA-në në horizont? Erdogan shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse

...

Kontributor
LV
0
 

Tjetër përplasje me SHBA-në në horizont? Erdogan shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse​


Cumhurbaskani Erdogan 4 Ismi Gorevden Aldi


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin.

Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400.

Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35. Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot.

Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh.

Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë. Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator.




"Balkanweb"
 
Back
Lartë