• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1713821644608.png

TikTok ka thënë se do të luftojë çdo ndalim ose shitje të detyruar të aplikacionit nga gjykatat amerikane, pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin që synon ndalimin e platformës së videove virale.

E ardhmja e kompanisë u vu në dyshim të mëtejshëm pasi ligjvënësit në Uashington miratuan një projektligj që do ta ndalojë aplikacionin në SHBA nëse ai nuk ndahet nga pronari kinez ByteDance.


Bëhet e ditur se legjislacioni ishte pjesë e paketës me ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Së shpejti, projektligji do të shkojë për votim edhe në Senat, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Por, shefi i politikave publike të TikTok-ut për SHBA-në, Michael Beckerman, tha se legjislacioni ishte jokushtetues dhe aplikacioni do ta luftojë atë përmes gjykatave.

“Në fazën kur projektligji nënshkruhet, ne do të kalojmë në gjykata për një sfidë ligjore”, tha Beckerman duke pretenduar se legjislacioni shkel amendamentin e parë të kushtetutës së SHBA-së i cili mbron lirinë e fjalës.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, pasi ky legjislacion është shkelje e qartë e të drejtave të amandamentit të parë të 170 milionë amerikanëve përdorues të TikTok-ut”, shtoi Beckerman.

Ndryshe, TikTok-u është nën presionin e ligjvënësve amerikanë dhe politikanëve të tjerë perëndimorë për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesve të tij po përdoren nga qeveria kineze. /Telegrafi/
 
Back
Lartë